• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” reagimi lidhur me ngjarjet në Maqedoni

3 Mars, 2013
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Evropë,  fashizmi  nuk  ka brirë

Duke qarë  gjithmonë hallet  me vëllezërit tonë në trojet  etnike  Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” edhe një herë  , duke  mos pasur mundësi të tjera,  reagon kundër  fashizmit sllav, i  cili po lulëzon pa u  penguar nga Evropa kudo në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni. Viktima të këtij shfrenimi e të kësaj urrejtjeje janë vetëm shqiptarët, që as edhe  një herë nuk u gjenden  të mbrojtur sa duhet as nga Shqipëria e  Kosova e as nga Evropa dhe qarqet tjera  të vendosjes.

Shoqata vlerëson se është bërë e vështirë të jesh shqiptarë në trojet tua sepse Evropa dhe bota ngritën në këmbë  edhe nëse një lider yni  në atmosferë feste flet për historinë dhe dëshirën natyrore që shqiptarët të jenë të bashkuar. Kryeministri shqiptar foli për këtë dëshirë tonën të përbashkët  dhe gati krisi kiameti. Zyrtarë të lartë të Evropës  u nisen me vrap e me mllef drejt   Tiranës dhe  kritikuan kreun e shqiptarëve pse po rikujton historinë dhe pse po flet për dëshirat e shqiptarëve. Evropa e di se trojet shqiptare me bekimin e saj janë vjedhur. Evropa e di se edhe sot e gjithë ditën shqiptarët jashtë kufirit të shtetit amë nuk gëzojnë as të drejtat  elementare dhe se janë kthyer në caqe të gjalla të shfryrjes së urrejtjes dhe fashizmit sllav dhe heshtin. Edhe pamjet e tmerrit në rrugët e Shkupit kur  banda kriminale e fashiste maqedonase turreshin kundër fëmijëve, pleqve e rinisë shqiptare tregojnë se fashizmi atje po lulëzon. Evropa i pa këto tmerre . I tha dy a tri fjali shkarazi dhe hiq asgjë.

Shoqata jonë nuk ka mundësi tjera për të qenë më afër vëllezërve tanë në Maqedoni, por edhe një herë u tregon  shqiptarëve atje, shqiptarëve në Malësi dhe Kosovën Lindore se ne jemi me zemër e shpirt me ta dhe se do të bëhemi edhe zë i tyre për të vajtuar apo për të kënduar se vërtetë vaji i burrit qenka kënga. Shoqata jonë edhe me këtë reagim i drejtohet Evropës për të satën herë se fashizmi sllav në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni po lulëzon dhe ky fashizëm po e rrezikon dhe do ta prish këtë paqe në Ballkan, që është e brishtë  dhe po ruhet në kurriz të shqiptarëve. Evropë, deri kur  kështu ?

Rrahman Jasharaj, zëdhënës dhe koordinator për trojet etnike i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”

Previous Post

Majko: Rrahja e shqiptarëve në Shkup, kafshëri nazistësh – Sot protestuan shqiptarët

Next Post

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z.Tonin Beci, vizitoi Komunën e Plavës

Next Post

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z.Tonin Beci, vizitoi Komunën e Plavës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org