Partia Boshnjake ende nuk ka vendosur se cilin kandidat do të përkrahin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, deklaroi për MINA kryetari i kësaj parti Rafet Husovic.
Ai theksoi marrëveshjen e koalicionit qeveritarë, në të cilën obligohen për mbështetje të kandidatit të DPS-së, megjithatë sipas fjalëve të tij, a do të përkrahin kandidatin e DPS-së, partia e tij do të vendosin brenda 15 ditëve.
Nimanbegu dhe Gjeka të vendosur
Në anën tjetër, deputet e dy koalicioneve shqiptare, Nimanbegu dhe Gjeka kishin deklaruar se do të përkrahin kandidatin Vujanovic nga radhët e DPS-së.
Deputeti Genci Nimanbegu nga Forca kishte deklaruar se ata do të përkrahin kandidatin presidencial nga radhët e DPS-së dhe se nuk duhet kushtëzuar por të bisedohet me partnerët, duke theksuar marrëveshjen e nënshkruar për formimin e shumicës me DPS-në, e cila i obligon të përkrahin kandidatin e tyre.
Ndërsa Vasel Sinishtaj nga Iniciativa Qytetare, e cila është pjesë e koalicionit shqiptarë “Forca për Bashkim”, njëkohësisht edhe pjesë e koalicionit qeveritarë, kishte deklaruar se përkrahja e kandidatit presidencial të DPS-it duhet kushtëzuar me përcaktimin e datës së referendumit për statusin e Komunës së Tuzit. /Malesia.Org/