• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 22 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

DPS kushtëzon referendumin për Komunë të Malësisë

30 Janar, 2013
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Dritan AbazoviqEdhe përkundër faktit se DPS bëri premtime të panumerta për referendum të Komunës për Malësi, ata po i kushtezojnë shqiptarët me përkrahjen e kandidatit të tyre në zgjedhjet presidenciale. 

Thjesht është degutante dhe e pakuptueshme si më nuk ndalet politika e kushtëzimit lidhur me mbajtjen e referendumit në të cilin qytetarët e Malësisë do deklaroheshin mbi formimin e Komunës. Është tejet e pamoralshme politikisht që përkundër premtimeve të panumërta që qeveria i dha qytetarëve të Malësisë, tani dikush prapë vendos kushte lidhur me përkrahjen në zgjedhjet presidenciale, kështu fillon reagimi i deputetit nga partia Mali i Zi Pozitiv (Pozitivna CG) Dritan Abazoviq.

Mirëpo, kësaj radhe fajtorët nuk janë vetëm në PDS, por për këtë situatë përgjegjësi mbajnë edhe partitë nacionale shqiptare, të cilat mbasi u “dogjën” kur pa kushte përkrahën formimin e qeverisë së re, tani përpiqen që politikën e vet pa ide dhe jodinjitize ta arsyetojnë me njëfarë gjoja garancie për referendum. Mezi arritën ti rehatojnë disa njerëz të vet në vendet e ulëta në Qeveri, e pastaj shpejt harruan për Të Mirat Detare, Valdanosin, pronën, punësimin e popujve pakicë, etj., njëjtë si harruan që ky i njëjti PDS, shumë herë deri tani i ka tradhtuar dhe që sot prapë i bënë kushtëzime që ta përkrahin kandidatin e tyre për kryetar. Është mjaft jokorrekte ndaj popullit shqiptarë në tërësi, por edhe ndaj të gjithë qytetarëve të Malësisë, që me tregtinë e vet të lerosur politike përpiqen “të përfitojnë” me kërkesën për mbajtjen e referendumit. Kryeministri para zgjedhjeve të fundit parlamentare për kush e di se cilën herë publikisht premtoi formimin e Komunës së re, prandaj çdo lloj kushtëzimi, tregtie dhe konsultimi shtesë me kreun e PDS-së nuk është i nevojshëm, mbi të gjitha për të ruajtur dinjitetin e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve tjerë të asaj zone. Nëse kjo bëhet pjesë e ndonjë lloj marrëveshje të re në mes PDS-së dhe partive shqiptare, atëherë zotëri Fillip Vujanoviq është i detyruar të distancohet nga kjo marrëveshje. Në të kundërt, nëse fiton për herë të tretë ai veten nuk mund ta quaj kryetar i të gjithë qytetarëve, por do të jetë e qartë që ai është kryetar i një grupi të vogël të interesit në kreun e PDS-së dhe i partive të pakicave. Referendumi për formimin e Komunës duhet të mbahet sa më parë pa asnjë kusht politik, sepse për këtë ekziston baza dhe elaborati për qëndrueshmëri ekonomike, e qytetarët në zgjedhje presidenciale le ta përkrahin kë do që ato mendojnë që duhet. Mjaft me sjellje nënçmuese ndaj këtij popull. Kësi lloj loje politike perfide dhe kushtëzuese të gjithë së bashku duhet ti japim fund dhe të ruajmë dinjitetin që e kemi si popull autokton, përfundon reagimin deputeti Abazoviq. /Malesia.Org/

Previous Post

Ndahen bursat studentore të Fondit Humanitar “Malësia” nga Nju Jorku (foto+audio)

Next Post

Takimi i partive shqiptare me DPS-në – Marrëveshje e re për referendum!

Next Post

Takimi i partive shqiptare me DPS-në - Marrëveshje e re për referendum!

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org