“Gëzuar shqipja jonë” titullohet kënga më e re nga Liria Dedvukaj – Sinishtaj, këngë e cila është kushtuar 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar.
Video klipi është inçizuar në Malësi, në Bratilë, te shtatorja e heroit tonë Dedë Gjon Lulit dhe pranë Liqenit të Shkodrës.
Teksti i këngës është shkruar nga Sokol Marsi, kompozimi nga Luigj Dedvukaj, orkestrimi nga Aleksandër Taminxhiq kurse video klipin e ka realizuar Pjetër Dedivanaj.
Kënga më e re e këngëtares së suksesshme nga Malësia i takon zhanrit muzikor rock dhe tashmë është bë ndër këngët më të kërkuara nga publiku. /Malesia.Org/