Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka rritur numrin e anëtarëve akademikë, si rezultat i Kuvendit Zgjedhor që është mbajtur të mërkurën. Në këto zgjedhje, ky institucion ka rritur numrin e anëtarëve me 19 anëtarë të ri në Seksionin Gjuhë dhe Letërsi, Shkenca Shoqërore, Seksionin e Shkencave të Natyrës dhe atë të Artit.
Në mesin e anëtarëve të ri të ASHAK-ut është edhe Prof. Dr. Anton K. Berishaj i cili është profesor në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës.
Berishaj i lindur dhe rritur në Malësi, jeton dhe punon në Prishtinë. /Malesia.Org/