• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Policia malazeze rrahu të rinjtë shqiptarë më 28 nëntor. Berisha të lërë retorikën false, po të reagojë

8 Dhjetor, 2012
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar skandalin e policisë malazeze për keqtrajtimin e bashkëkombësve shqiptare ne Malin e Zi gjatë festimit të përvjetorit jubilar të pavarësisë më 28 nëntor. Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë i AK, Lisen Bashkurti, tha se ky veprim i autoriteteve policore të Malit të Zi është shkelje flagrante e të drejtëve të njeriut që burojnë nga “Karta Evropiane e të Drejtave të Njeriut” dhe është dhunim i të drejtave të minoriteteve, që burojnë nga “Konventa Evropiane për të Drejtat e Komuniteteve Pakicë”.

“Me datën 28 Nëntor 2012, kur të gjithë shqiptarët në Shqipëri, në rajon dhe në mbarë botën festonin 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar, komisariati i Policisë së Ulqinit në Republikën e Malit të Zi ka keqtrajtuar të rinjtë shqiptar Egzon Ceka, Elmedin Velia, Armend Dushku dhe Albion Duraku, studentë të Shkollës “Bashkim Vëllarzim” të këtij qyteti shqiptar. Keqtrajtimi është bërë në ambientet e komisariatit e Policisë së Ulqinit. Shkak i këtij keqtrajtimi ka qenë fakti se të rinjtë e mësipërm kanë mbajtur flamurin shqiptar, janë veshur kuq e zi dhe kanë kënduar këndën himn: “Xhamadani vija-vija, asht Kosova, asht Shqipëria”.Ky veprim i autoriteteve policore të Malit të Zi është shkelje flagrante e të drejtëve të njeriut që burojnë nga “Karta Evropiane e të Drejtave të Njeriut” dhe është dhunim i të drejtave të minoriteteve, që burojnë nga “Konventa Evropiane për të Drejtat e Komuniteteve Pakicë”. Të dy këto instrumente juridikë Mali i Zi i ka firmosur e ratifikuar, por i shkel vetëm me shqiptarët. I kujtojmë autoriteteve malazeze, se ishte vota prej 7 përqind e shqiptarëve që prodhoi rezultatin pozitiv të referendumit për pavarësi të kësaj Republike në vitin 2006”, tha ai.

AK i kujton pandërprerë shtetit shqiptar, presidentit, qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme që të heqin dorë nga retorikat false dhe nga deklaratat për marketing politik dhe të ndërmarrin veprimet institucionale përkatëse në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë kudo që ndodhen.

“I bëjmë me dije opinionit publik shqiptar kudo në botë, se politika e jashtme dhe diplomacia shqiptare, duke mos respektuar “Nenin 8″ të Kushtetutës së vendit nuk veprojnë në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve kudo që ndodhen. Ky qëndrim i autoriteteve shqiptare nuk i kontribuon as lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, as forcimit të politikës së fqinjësisë së mirë mbi bazën e interesave dhe respektit reciprok dhe as paqes e stabilitetit në rajon”,tha më tej Bashkurti.

Aleanca Kuq e Zi ka garantuar se do monitorojë vazhdimisht gjendjen e shqiptarëve kudo ku ndodhen përmes anëtarëve, simpatizantëve dhe strukturave të saj brenda dhe jashtë vendit me qëllim që të mbajë të informuar opinionin publik shqiptar. /Tema/

Previous Post

Orë festive nga “Historianët e Rinj” me rastin e 28 Nëntorit

Next Post

FDI reagon kundër torturës dhe cënimit të lirisë së shprehjes

Next Post

FDI reagon kundër torturës dhe cënimit të lirisë së shprehjes

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org