• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 12 Gusht, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Platforma e Forcës me partitë e pakicave

7 Nëntor, 2012
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Në platformën që Forca për bashkim ka nënshkruar me përfaqsuesit e partive të pakicave ndër të tjera kërkohen përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, mbrojtja e kulturës dhe identitetit kombëtar përmes forcimit të institucioneve të pakicave, kthimi i të drejtave pronësore në mënyrë të drejtë dhe brenda një kohe të arsyeshme, përmirësimi i sistemit të arsimit në gjuhët e pakicave në të gjitha nivelet,  decentralizimi në favor  komuniteteve lokale qeverisëse, përfaqësimi proporcional në organet shtetërore dhe institucione etj.

Edhe përkundër faktit se një pjesë e kërkesave legjitme të shqiptareve është  në tekstin e platformës, mospërfshirja në platformë të kërkesës për komunën e Malësisë ka ngjallur diskutime por edhe reagime të mëdha në opinion. Duke e ditur pozicionin e të gjitha partive politike shqiptare rreth kësaj çështje tema në fjalë lë hapësirë për spekullime nga më të ndryshmet. Sipas informacioneve nga mediave elektronike malazeze spekullohet se pengesë për këtë ka qenë Partia boshnjake e cila është nënshkruese e kësaj platforme.

Ulqini Online platformen në fjalë e ka marrë nga mediat malazeze dhe e ka përkthyer të plotë nga gjuha malazeze, pasi një kopje e tillë në gjuhën shqipe nuk ekziston ose nuk është në qarkullim për mediat. Paraprakisht kërkojmë falje për gabimet eventuale gjatë përkthimit.

Ja teksti i plotë i platformës.
Teksti i platformës

Duke u nisur nga realiteti shoqëror se Mali i Zi është një shtet qytetar, ku popujt pakicë janë konstituent dhe autokton, përcaktimet e të cilëve, ndër të tjera është arritja e një nivel më të lartë të integrimeve në proceset demokratike në shoqëri, reforma të mëtejshme në përputhje me parimet evropiane, si dhe mbështetja për demokratizim e mëtejshëm të shoqërisë t me qëllim për të hyrë në BE, përfaqësuesit e partive politike dhe koalicioneve që përfaqësojnë pakicat kombëtare në Malin e Zi – Partia boshnjake, Iniciativa qytetare kroate për forca për bashkim, me qëllim të përmirësimit të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe mbrojtjen e identiteteve të tyre të veçanta, si dhe përmirësimit të kushteve të jetesës, me 30 tetor të këtij viti, kanë arritur në përfundimin e platformës politike rreth parimeve të veprimit kolektiv:

Neni 1

Subjektet politike dhe koalicionet , nënshkruese të platformës politike, kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të avancuar statusin dhe të drejtat e pakicave dhe të gjithë qytetarëve të Malit të Zi.

Neni 2

Objektivat e veçanta janë:

1. Demokratizimi i mëtejshëm i shoqërisë, në përputhje me rregullat dhe standardet e BE dhe forcimin institucioneve të sistemit, me qëllim të hyrjes në BE

2. Forcimin e stabilitetit dhe kohezionin të Malit të Zi si një shtet multietnik dhe multikonfesional

3. Përshpejtimi i integrimeve euroatlantike

4. Forcimi i institucioneve i shtetit të së drejtës, sigurisë juridike dhe implementimi i të gjitha ligjeve si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

5. Zhvillimi i balancuar rajonal dhe investime në rajonet e pazhvilluara banuara nga popujt pakicë

6. Krijimin e kushteve për përmirësimin e mjedisit social dhe ekonomik në Mal të Zi, sidomos në zonat e banuara nga popujt pakicë

7. Përfaqësimi proporcional, gjegjësisht zbatimi i Kushtetutës dhe ligjit ku garantohet e drejta e përfaqësimit në punësimin e pakicave në organet shtetërore dhe institucione

8. Decentralizimi në favor  komuniteteve lokale qeverisëse dhe avancim të demokracisë, të drejtave të njëriut dhe pakicave dhe shtetit të së drejtës dhe përmirësimin e sistemit të qeverisjes vendore nëpërmjet funksionimit të saj efikas

9. Përmirësimi i sistemit të arsimit në gjuhët e pakicave në të gjitha nivelet, pjesëmarrja adekuate e programeve kulturore dhe edukative dhe krijimi i redaksisë për nevojat e pakicave në shërbimin publik

10. Restituimi apo kthimi i të drejtave pronësore në mënyrë të drejtë dhe brenda një kohe të arsyeshme

11. Përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, mbrojtja e kulturës dhe identitetit kombëtar përmes forcimit të institucioneve të pakicave

Neni 3

Nënshkruesit e Platformës së bashku do të marrin pjesë në bisedimet për të formuar  shumicën parlamentare dhe Qeverisë së Malit të Zi dhe do të ndjekin zbatimin e parimeve të pranuara.

/Ulqini Online/

Previous Post

Kur arti heshtë!!! – nga Mark Lucgjonaj

Next Post

Mark Gjonaj fitoi zgjedhjet në New York

Next Post

Mark Gjonaj fitoi zgjedhjet në New York

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org