• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 12 Gusht, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Kur arti heshtë!!! – nga Mark Lucgjonaj

7 Nëntor, 2012
in Kulturë, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Arti në përgjithësi, është një fushë ku njeriu  shpalosë  vetveten, mendimet e veta personale, imagjinatën, dëshirat, ëndrrat por ato i paraqet me një realitet të thellë shpirtëror.  Artisti përmes veprës së vet, qoftë ajo poezi, roman, dramë, pikturë, skulpturë, këngë apo tjetër formë e të shprehurit artistik, komunikon me lexuesin, shikuesin apo dëgjuesin duke përçuar mesazhet, botëkuptimet, ndjenjat dhe përshtypjet e tij. Ndërsa e bukura e artit qëndron në atë se një vepër artistike për çdo person përçon një mesazh unik dhe asnjëherë nuk sjellë të njëjtin botëkuptim. Në analizën psikologjike të Frojdit, kuptimi i artit për çdo individ zgjon nënvetëdijen e tij personale të ndryshme nga ajo e tjetrit. Mirëpo, një vepër arti duhet të jetë në kontakt me vlerësuesin, të qëndrojë para syve, në dritë në mënyrë që mesazhi i autorit  të  kryej funksionin  te shoqëria.

Jo shumë më parë, pata rastin që gjatë bisedës spontane me një mikun timin, të kuptoj se ai pikturonte, madje kishte vite e vite që e ushtronte këtë pasion. Më mahniten idetë dhe stili të cilin ai preferonte dhe aplikonte në pikturat e tij. Ai është Prëkë Gojçaj  i cili për të jetuar ushtron një profesion që është plotësisht larg artit. Kurse pikturën  e ka vetëm si pasion, madje e ka mbyllur vetëm brenda katër mureve duke mos ekspozuar anjë pikturë të tijën. Ai vazhdon edhe sot të pikturojë ndërsa vendi kua ai e ushtron këtë pasion, tregon se shpirti i një artisti në gjithë botën është i njëjtë. Për ndryshim nga të tjerët, vendi jonë nuk ka një interesim për artin, për pikturën, sepse shihet mungesa në stimulim të artistëve, organizimi i orëve letrare apo ekspozitave të pikturave. Kjo ka bërë që z.Gojçaj të vizatoj,kurse pikturat t’i vendos në dhomën e punës ose t’i dhuroj ndonjë miku të tij.

Rasti i piktorit tonë të heshtur më shtie të mendoj shumë larg,ndërsa është logjike  të thuhet se kur arti heshtë, populli është i humbur. Kur arti mbyllet brenda katër mureve, kemi të bëjmë me burgosje të shpirtit artistik. Aq më shumë kurë ngjyrat nuk arrijnë që të ndikojnë te masa , kur artet pamore mbyllen nëpër shtëpia të atyre pak artistëve që i kemi, atëherë faji është i të gjithë neve. Kështu po mbyllet edhe gjuha jonë, nëpër shtëpitë tona, duke u turpëruar që ta flasim. Kështu dalëngadalë, gjuhën tonë po e mbyllim në themelet e rrënuara të shtëpive të baballarëve tonë dhe po e varrosim si kur të ishte një femër e përdalë. Po kështu, edhe arti i krijuar prej duarve të artistëve tonë, s’po  gjënë mur për tu varur as sy për tu parë.

Piktura është arti pamorë që shërben si mjek, si mësues, si libër e si institucion i dijes dhe i historisë së ekzistencializmit.

Shkrimi im modest nuk pretendon që të jap një pasqyrë profesionale lidhur me pikturën e Z. Gojçaj  pasi sa i përket pikturës jam vetëm adhurues i saj. Qëllimi im është që të ndërgjegjësoj ata që janë kompetent për këtë, që të organizojnë artistët në Malësi, ti inkuadrojnë nëpër programet e ndryshme shtetërore duke i përkrahur në përfaqësimin tonë si  si komb me veti tejet të veçanta në këtë shtet. E si argument të fjalëve  të mia, me leje të vetë autorit Gojçaj, do të publikoj edhe disa piktura të tij që do i le që ju vetë t’i vlerësoni.

Previous Post

SHBA, Obama fiton zgjedhjet (video)

Next Post

Platforma e Forcës me partitë e pakicave

Next Post

Platforma e Forcës me partitë e pakicave

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org