• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 10 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Flamuri i Plavës e Gucisë, më i hershmi flamur shqiptar (video)

2 Nëntor, 2012
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Flamujt më të rrallë dhe të hershëm të shtetit shqiptar u vendosën ditën e enjte në qendër të vëmendjes së “Pasdites” në “Top-Channel”.

“Në fondet etnografike të Qendrës së Studimeve Albanologjike kemi plot 16 flamuj të cilët i konservojmë. Por, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, është ekskluziviteti i “Top-Channel” për të pasur të gjithë këta flamuj”, nisi intervistën e saj për emisionin e “Pasdites”, Ariola Prifti, përgjegjëse e fondeve etnografike.

“Për nga koha dhe vjetërsia e tyre, radhiten që nga viti 1881, që është flamuri i Plavës dhe i Gucisë, që është në një gjendje të keqe. Flamujt e tjerë janë të ruajtur disi më mirë. Një flamur tjetër është ai i shoqërisë Drita, i vitit 1884. Është një flamur që ne po përpiqemi ta identifikojmë, së bashku me ekspertë, por mendohet të jetë flamuri i Aladro Kastriotit”.

Duke vazhduar rrëfimin e saj mbi flamujt më të hershëm shqiptarë të ruajtur, Prifti shtoi: “Flamurë të tjerë mendoj se lidhen me figurën qendrore të pavarësisë, që është Ismail Qemali. Është flamuri që është përdorur në varrimin e tij në vitin 1919 dhe në rivarrimin e vitit 1932-shin, në Vlorë. Një flamur tjetër i rëndësishëm është flamuri i përdorur në vitin 1913, në Qeverinë e Vlorës, me rastin e 1-vjetorit të pavarësisë. Flamuri i radhës është ai i Princ Vidit, i vitit 1914, i cili po restaurohet. Flamuri i Vatrës, i vitit 1918, flamuri i Shoqërisë së Stambollit i vitit 1919, janë gjithashtu pjesë e arkivit. Flamuj të tjerë janë ai që u përdor në çlirimin e Vlorës së vitit 1920, në proces restaurimi, ai i Kongresit të Lushnjes, pesë flamuj të ushtrisë shqiptare, që janë të batalioneve të ndryshme nga viti 1927. Flamuri i fundit është ai i Xhandarmërisë Kosova, gjatë Luftës së Dytë Botërore”. /Koha Ditore/

Previous Post

Pasojat e një fushate – nga Klement Camaj

Next Post

DPS aprovon platformën e pakicave

Next Post

DPS aprovon platformën e pakicave

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org