• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 2 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Në platformën e partive të pakicave nuk përmendet Komuna e Malësisë

1 Nëntor, 2012
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kërkesa për statusit e Komunës së Malësisë nuk përfshihet në platformën e përbashkët të partive të pakicave, shkruan gazeta Vijesti.

Platforma e përbashkët e partive të pakicave,  koalicionit shqiptarë “Forca për Bashkim” (Forca-Iniciativa Qytetare-Lëvizja Perspektiva), Partia Boshnjake dhe Iniciativa Kroate, e cila do të përdoret për negociatat në formimin e qeverisë me Koalicionin Mali i Zi Evropian – Milo Djukanivic, nuk përmban kërkesën për statusin e Komunës së Tuzit – Malësisë.

Sipas Vijesti, ishte kërkesa e Partisë Boshnjake që Komuna e Tuzit mos të përmendet në platformë me arsyetim se dega e Podgoricës e kësaj parti ka qëndrim negativ për komunën e Tuzit, duke theksuar qëndrimin e njërit ndër funksionarët e saj në Tuz, Nedzat Dresevic i cili është kundërshtarë i Komunës së Malësisë por edhe i kremtimit të përvjetorit të Kryengritjes së Malësisë të 1911.

Si kompromis që komuna e Tuzit mos të përfshihet në platformë Partia Boshnjake me Forcën për Bashkim ka ra dakord që të kërkohet decentralizimi, i cili sipas tyre nënkupton krijimin e komunave të reja.

“Kur përfaqësuesit shqiptarë kishin theksuar se Komuna ishte ndër premtimet kryesore gjatë fushatës zgjedhore, nga Partia Boshnjake kanë fituar premtim se do të jenë pro kësaj kërkese kur të jetë e nevojshme, por futja e kësaj çështje në platformë do të krijonte probleme”, theksoi për Vijesti një funksionar i nënshkruesve të platformës.

Nazif Cungu, kryetari i Forcës së Re Demokratike tha se në platformë nuk kanë specifikuar kërkesat e veçanta, të cilat do të konkretizohen më pas.

Sipas informatave jozyrtare në platformë janë kërkesat si ajo e decentralizimit të pushtetit, punësimi proporcional i pakicave në administratë, investime në vendet ku jetojnë pakicat, respektimi i ligjit etj.

Platforma ende nuk është bë publike. /Malesia.Org/

 

Previous Post

Clinton: E lumtur që ndodhem në Tiranë në ditën e parë të festimeve për 100-vjetorin

Next Post

Pasojat e një fushate – nga Klement Camaj

Next Post

Pasojat e një fushate - nga Klement Camaj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org