Duke u përgjigjur në pyetjen e monitorit, SE ÇFARË U KA MUNDESUAR REZULTATI I ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE PARTIVE TË PAKICAVE DHE ÇKA DO TË THOTË HYRJA E TYRE EVENTUALE NË KOALICION ME PDS-PSD-PL , funksioniari i LDnëMZ, Nikollë Camaj deklaroi :
Me një mirëkuptim pak më të madh, me një qellim të mirë dhe me një qëndrim më të qartë të PARTISË BOSHNJAKE ndaj KOMUNËS SË MALËSËSISË, partitë e pakicave do të mund të paraqitëshin si një bllok dhe kështu si një terësi të mbështesin njërën palë. Mirëpo, pozicioni i këtillë ua imponon edhe barrën e “fajtorit”, qoftë nëse ja vazhdojnë jetën pushtetit të koalicionit të PDS-së, qoftë nëse i shkaarkojnë nga pushteti. Por, a janë pakicatë të afta për tu bashkuar dhe për të bërë një zgjedhje të mënçur, këtë do ta shohim së shpejti. Pra , pakicatë kanë shansin historik, por edhe sfidën politike që këtë strukturë ta hellin në bankat opozitare, gjë e cila me siguri do ta shëndoshte shoqërinë malazeze, madje edhe vetë PDS-në. Ndoshta kjo duket si një kafshatë tepër e madhe për pakicat, mirëpo në qoftë se krijimi i malit të zi të pamvarur nuk ka qenë kafshatë tepër e madhe, atëherë nuk do të jetë as kjo. Edhe në vitin 1997, pakicat kanë dëshmuar guximin e vetë kur u mbështetën krahun reformist të PDS-së dhe në referendumin e vitit 2006, ndonëse në të dy rastet u mashtruan nga po e njëjta strukturë ( Marrëveshja nga viti 1997, Ligji mbi të drejtat e pakicave, Ligji mbi Kryeqytetin… ).
Së këndejmi është i pashpjegueshëm deklarimi i disa krerëve partiak se PDS-në, e kanë partner të natyrshëm, e disa prej tyre edhe të vetëm. Si mund të ndodhë që pakica kroate u jep përparësi atyre që kanë rrënuar Dubrovnikun? Si Boshnjakët e shikojnë si partner të natyrshëm partinë, pushteti i së cilës deportojë myslimanët dhe ndërmori aksionin policor dhe torturën ndaj krerëve të SDA-së? A duhet që shqiptarët ta arsyetojnë UDSH-në, e cila rreshtohet pranë forcës politike e cila zhvilloi Akcionin policor Fluturimi i Shqiponjës dhe plaçkiti Ulqinin ( Kriporën, Të Mirat Detare, Valdanosin ) dhe Malësinë, duke grabitur tokat në Fushën e Tuzit dhe të Dheut të Zi dhe duke ua mohuarë të drejtën e vetëqevrisjes lokale. Dhe a do të mund të guxonin që të gjithë së bashku “ të shkrihen “ në strukturatë me të cilat kanë të bëjnë të gjitha këto abuzime, e që shkaktojnë varfërimin e qytetarëve dhe pasurimin e individëve nga Kreu i pushtetit dhe nga strukturat e afërta me ta. Gjithësesi, një JO historike e pakicave ndaj pushtetit të deritashëm do të thoshte fundin e një tipi të sundimit, i cili nuk mund të reprezentojë të ardhmen e kësaj shoqërie dhe të këtij shteti.
Mirëpo, edhe pala tjetër ofron diçka të pasiguritë, të pa definuar, që nga ndonjëherë është më sfiduese, por jo edhe më tërheqëse, ngase mosrespektimi i ndjesisë së pakicave në Mal të Zi ndaj çështjeve nacionale krruciale, siç është qëndrimi ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe ndaj pavarësisë së Kosovës, përfaqësuesve të pakicave ua vështirëson që të mbështesin një strukturë të tillë politike, edhe për kundër shpresimeve të mundshme. Por, mos DOS-i nuk ka qënë një konglomera i ngjashem i cili me gjithë atë solli ndryshime në Sërbi ?!
Dhe në fundë, të themi konkretisht : çka do të ndodhë nëse pakicat shkojnë në koalicion me PDS-në ? Do të përjetojnë fatin e UDSH-së. Thënë në mënyrë figurative, do të jenë frytdhënëse aq sa misri nën hijën e fikut. PDS-ja, nuk do ti korrëseje, kurse zgjedhësit do ti dënojnë. E nëse dihet se në Mal të Zi, çdo gjë ka çmimin, por jo edhe vlerën e vet, druaj se pikërisht kjo edhe ka për të ndodhur. Vetëm blloku i pavarur i pakicave i cili nukë do të ishte 100% lojal ndaj as një blloku, por vetëm mbështetje rreth çështjeve konkrete, do të mund ta balanconte skenën politike të Malit të Zi, të përmirësonte statusin e pakicave në tërësi dhe ti lironte nga “ faji”.
Publikuar në të përjavshmen ‘’Monitor’’ më 26.10.2012
Përgatiti në shqip : Albert Camaj