• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 2 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

KNSH – Vazhdon diskriminimi i shqiptarëve në Malin e Zi

24 Tetor, 2012
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi vlerëson se, Vendimi i Komisionit shtetëror zgjedhorë  dhe  Gjygjit Kushtetues, për mospranimin e mandatit të deputetit  të UDSh-së,  është diskriminues dhe shumë i dëmshëm për shqiptarët në Malin e Zi.

Këshilli Nacional i Shqiptarëve thekson se, KSHZ, gabimisht ka interpretuar dhe implementuar Ligjin zgjedhor,(i cili edhe si i tillë është diskriminue për shqiptarët në Malin e Zi, i kundërshtuar vazhdimisht nga subjektet politike shqiptare dhe KNSH, që nga momenti i përgatitjes dhe aprovimit të tij në Parlament), duke vepruar kështu në kundërshtim me  principin e diskriminimit pozitiv dhe aksionit afirmativ ,  të parapara me rregullat e pranuara të së drejtës ndërkombëtare. Kjo mënyrë e interpretimit të Ligjit zgjedhorë, tregoi pa mëdyshje se ai është diskriminues për shqiptarët edhe në zbatimin e tij, që do të thotë se shqiptarët në Malin e Zi janë të dëmtuar dy herë, krahasuar me të drejtat e arritura më parë.

Fatkeqësisht, Vendimin e pa drejtë të Komisioni shtetëror zgjedhor, këto ditë e vërtetoi edhe Gjykata kushtetuese e Malit të Zi, me të cilin u dëshmua  se, në Malin e Zi politika gjithnjë dominon mbi të drejtën dhe shtetin ligjorë, me çka edhe njëherë u vërtetua se shqiptarët si popull autokton në  Malin e Zi nuk janë të barabartë me popujt tjerë që jetojnë në këtë shtet, shkruan në kumtesën e KNSH-së.

KNSH, po ashtu vlerëson se, për  këtë epilog  të rezultatit zgjedhor, dmth humbjes së një deputeti nga tre deputet të mundshëm, një pjesë të përgjegjësisë, e mbajnë edhe partitë politike shqiptare apo disa prej tyre, të cilat nuk patën kurajon dhe guximin që në zgjedhjet parlamentare të 14 Tetorit, të bashkohen dhe të dalin me një listë zgjedhore me ç rast do të arriheshin tre mandate të mundshëm në Parlament.

KNSH gjithashtu kërkon nga  Parlamentit i ri  dhe Qeveria, që sa ma parë të bëhen ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit zgjedhor, i cili do të mundësojë që të gjitha votat e fituara  nga një listë zgjedhore të merren në konsideratë për llogaritjen e mandateve të pakicës përkatëse nacionale, në mënyrë që të mundësohet fitimi i  numrit të mandateve, proporcionalisht me numrin e banorëve të popullit përkatës pakicë, konkretisht të shqiptarëve në Malin e Zi. /Malesia.Org/

 

Previous Post

Kosova dërgon në Vlorë flamurin kombëtar 150 m²

Next Post

LD në MZ: Në diskriminimin ndaj shqiptareve ndihmuan edhe ca shqiptarë

Next Post

LD në MZ: Në diskriminimin ndaj shqiptareve ndihmuan edhe ca shqiptarë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org