• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 24 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Më 28 Nëntor, FSK parakalon në Tiranë

21 Tetor, 2012
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, për herë të parë, përkrah Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, do të shihet në parakalim edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Prej më shumë se një muaji 65 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë grumbulluar në Istog, në kazermën që mban emrin “Ushtarët e NATO-s”.

Çdo ditë, ata janë duke bërë përgatitjet për marshimin që do ta bëjnë për herë të parë, dhe atë për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Nga FSK-ja bëhet e ditur se pjesëtarët që sapo kanë filluar të trajnohen në dy pjesë. Në pjesën fizike e cila do të ndihmojë shumë në qëndrueshmërinë e tyre gjatë trajnimit këtu dhe gjatë marshimit atje. Dhe, në perfeksionimin e lëvizjeve të drillit, lëvizjeve të rregulloreve rreshtore që ata të jenë sa më koherent me njëri-tjetrin dhe të kenë një kohezion të mirë gjatë marshimit.

Stërvitjet e këtij kuadrati të formuar enkas për 28 Nëntorin, do të vazhdojnë deri pak ditë para kësaj date.

Duke e parë rëndësinë e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe duke e parë që është një privilegj shumë i madh për FSK-në të marrë pjesë me një kuadrat si forcë mbrojtëse dhe si ushtri në Republikën e Shqipërisë atëherë e kemi paraparë që të bëhet një trajnim pak më i gjatë, një trajnim rezident, 24 orë, dhe të del sa më mirë fundi, transmeton TCH.

Krerët e FSK-së thonë se për pjesëtarët e FSK-së, të kuadratit për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, të marrësh pjesë në marshimin për 100 vjetorin e shtetit shqiptar është krenari.

Në maj të këtij viti, ministri i mbrojtjes së Shqipërisë i pati bërë ftesë publike Forcës së Sigurisë së Kosovës për të marrë pjesë në paradën e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, për çfarë miratimi kishte ardhur menjëherë. /Telegrafi/

Previous Post

Harresat tona të pafalshme – Nga Reis Mirdita

Next Post

Komuna e Tuzit – nga Gjekë Gjonlekaj

Next Post

Komuna e Tuzit - nga Gjekë Gjonlekaj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org