Nga Driton Sinishtaj

Si popull i lashtë që jemi këto veçori janë ngulitur në qenien, genin dhe gjakun tonë që shekujt i përcollën brez pas brezi për të ardhur të paprekura deri në ditët e sotme. Nuk është aspakë rastësi që nga gjiri i popullit tonë lindi bija jonë, e veneruara Nënë Tereza, humanistja më zëmadhe në historinë e njerëzimit e lauruar me Çmimin Nobel.
Në vijimësinë e kësaj tradite, një grup mërgimtarësh nga treva e Malësisë të vëndosur në hapësirën e Nju Jorkut, të frymëzuar nga ndjenjat humanitare, para njëzet vitesh themeluan Fondin Humanitar “Malësia”. Që nga ajo ditë dhe deri më sot, anëtarët që aderojnë në këtë organizatë vazhduan punën me pasion dhe përkushtim, duke mos rreshur asnjëherë veprimtarinë e vet fisnike në favor të kauzës së bëmirësisë, pa ngurruar tu shtrijnë dorën e ndihmës atyre që patën nevojë.
Me siguri se kur përmendet emri i Fondit Humanitar “Malësia”, pjesa më e madhe e mërgimtarëve tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe ajo pjesë e popullit tonë që jeton në trojet e veta autoktone në Mal të Zi, janë të njohur me këtë emër. Do të thoja se më së miri këtë organizatë e njohin studentët e Malësisë të cilët për çdo vit aplikojnë pranë kësaj organizate për asistencë bursore.
Për Fondin Humanitar “Malësia” është shkruar dhe folur shumë pakë, prandaj edhe vet studentët të cilët kanë shfrytëzuar shumën më të madhe të fondeve të kësaj organizate, nuk janë të informuar aq sa duhet mbi punën, veprimtarinë dhe mënyrën e funksionimit të kësaj organizate. Për këtë arsye unë si një ndër 300 studentët malësorë përfitues të bursës gjatë studimit tim në Tiranë, vëndosa që nëpërmjet një bashkëbisedimi vëllazëror me Kryetarin e Fondit Humanitar “Malësia” Mark Berishaj, të bisedojmë rreth zanafillës, historikut dhe ecurisë të kësaj organizate.
Fondi Humanitar “Malësia” është organizatë joqeveritare, jofitimprurëse, e udhëhequr nga parimet humane, e përkushtuar për të ndihmuar arsimin, kulturën dhe parimet demokratike. Fondi Humanitar “Malësia” është e perqëndruar në promovimin e arsimit duke marrë parasysh se arsimi është shtytja jonë drejtë përparimit, progresit dhe emancipimit si në aspektin shoqëror po ashtu edhe në atë kombëtar. Mu për këtë qellim është munduar që nëpërmjet ndarjes së një numri të konsiderueshëm bursash të ndihmojë arsimimin dhe në të njëjtën kohë t’i ndihmojë studentët në përballjën e veshtirësive financiare që kanë gjatë periudhës së studimeve. Edhe pse në fokus është promovimi i arsimit, ky Fond gjatë rrugëtimit njëzet vjeçare është munduar të përkrah individë për tu mjekuar dhe ka ndihmuar shumë familje që kanë hasur në veshtirësi ekonomike në Malësi. Gjithashtu kjo organizatë ka përkrah edhe veprimtarinë politike të popullit tonë në përpjekjet e veta për realizimin e të drejtave kombëtare dhe qytetare.
Fondi Humanitar “Malësia” përveç kryesisë së vet, ka edhe një numër të konsiderueshëm anëtarësh dhe dita ditës është në përpjekje e sipër për shtimin e anëtarëve të rinjë. Për këtë z. Berishaj u shpreh se gjatë vitit të kaluar kanë patur anëtarësime të reja dhe për momentin interesimi për tu aderuar në këtë organizatë është në rritje. Kjo rritje ndikon që ndihma ndaj vëndlindjes të shtohet. Berishaj tha se Fondi është i hapur për të gjithë pa marrë parasysh sa do të jenë donacionet që ata mund të kontribojnë. Fondi është i hapur për ata që janë vullnetmirë dhe të predisponuar për të ndihmuar vendin e vet. Apeli i udhëheqësisë së këtij Fondi është që sa më shumë mërgimtarë të afrohën me synimin e vetëm që të ndihmohet vendlindja dhe të gjithë ata që janë në situata nevojtare.
Fondi Humanitar “Malësia” nuk është një organizatë e izoluar apo e privatizuar si mund të kenë krijuar përshtypjën disa, por një alternativë ku secili është i mirëseardhur të jap kontributin e vet. Synimi i Kryesisë të Fondit Humanitar “Malësia” është që të angazhohet gjenerata e të rinjëve në mënyrë që Fondit t’i shtohet energjia dhe ashtu t’i mundësohet përspektiva e vijimsisë.
Kjo organizatë është e fokusuar në promovimin e arsimit në gjuhën shqipe. Për këtë arsye gjatë periudhës afro njëzet vjeçare Fondi Humanitar “Malësia” ka akorduar një numër të madh bursash, ku rreth 300 studentë kanë përfituar ndihma financiare.
Nga biseda që patëm me Mark Berishaj, ai tregoi interesim që të vihet theksi më shumë tek procesi i ndarjes së bursave, sepse shumë herë ka patur keqkuptime për shkak të mungesës së informimit adekuat. Seleksionimi i bursistëve bëhet në disa faza. Për shkak të konkurencës së madhe, edhe përzgjedhja është e vështirë, por metoda e vlerësimit të studentëve bëhet në mënyre demokratike dhe më një mbikëqyrje nga disa anëtarë për ta bërë këtë proces sa më demokratik dhe më transparent. Pas aplikimeve të studentëve bëhet grupimi i atyre që plotësojnë kushtet, që do të thotë të të gjithë atyre që kanë dokumentacionin e plotë dhe kanë notën mesatare ose më të lartë më atë të përcaktuar nga Kryesia e Fondit. Pas këtij procesi fillon renditja e studentëve duke marrë parasysh disa përparësi kryesore, siç janë suksesi, nevoja ekonomike, aktiviteti dhe veçoritë dhe në fund në bazë të vlerësimit bëhet renditja e studentëve ku më pas bëhet një analizë e çdo studenti me radhë. Siç u shpreh Berishaj, jo pakë herë kemi patur vërejtje rreth mënyrës së përzgjedhjes së bursistëve edhe pse ky është një proces demokratik dhe korrekt në vetvete. Duke besuar në shprehjën se “kush punon, gabon”, Berishaj nuk e përjashton mundësinë se gjatë kësaj periudhe relativisht të gjatë në seleksionimin e bursistëve mund të jenë bërë edhe lëshime, por asnjëherë me ndonjë qellim të keq. Ai tha se deri më sot janë ndihmuar rreth 300 studentë, ku ndihma jonë ka ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të malësorëve që u janë drejtuar univerziteteve, nga të cilët një pjesë e tyre edhe janë diplomuar. Dëshira dhe shpresa e Fondit është që studentët e diplomuar të kontribojnë për vëndlindjen e tyre që në atë mënyrë të rritet cilësia dhe niveli i shoqërisë dhe gjithashtu të zbutet plaga që shkakton emigrimi.
Për ekzistencën e një organizate, përveç vullnetit dhe dëshirës për të punuar, gjëndja financiare e saj është imperative. Fondi Humanitar “Malësia” për anëtarët e vet ka caktuar një anëtarësi vjetore prej 500 dollarësh që në këtë mënyrë të grumbullohen një numër i konsiderueshëm i fondeve të nevojshme për arritjen e objektivave vjetore të kësaj organizate. Sipas Kryetarit të Fondi Humanitar “Malësia” është e rëndësishme të theksohet se pagesa për anëtarësinë vjetore nuk duhet të jetë pengesë për anëtarët e rinjë që dëshirojnë të afrohën pran këtij Fondi, sepse mund të kontribojnë në mënyra tjera për të ndihmuar në arritjën e objektivave të Fondit. Për sa i përket financimit dhe mbledhjes së fondeve, Fondi Humanitar “Malësia”, përveç anëtarësimeve vjetore që në të vertetë nuk janë të mjaftueshme për arritjën e objektivave që ky Fond i ka vënë vetes, vitet e fundit është marrë një iniciativë për një mënyrë të re për grumbullimin e fondeve. Sipas z. Berishaj, gjatë disa viteve të fundit, po bëhet një përpjekje për rritje fondesh. Kjo mënyrë e re po realizohet nëpërmjet darkave të ndryshme, sidomos tashmë është bërë tradicionale darka gjatë festave të fundvitit që organizohet disa ditë para Krishtlindjeve. Fondet që mblidhen atë natë si dhe herëve të tjera të gjitha shkojnë për bëmirësi: në ndihmë të studentëve, familjeve me vështirësi ekonomike si dhe të individëve të prekur nga sëmundjet e ndryshme. Gjithashtu nuk duhet harruar të theksohet se përveç ndihmave që ky Fond jep për studentët, familjet në nevojë dhe individë të ndryshëm, Fondi ka bashkëpunuar dhe ndihmuar edhe disa organizata joqeveritare që veprojnë dhe punojnë në territorin e Malësisë, kështu që disa nga aktivitetet kulturore të tyre janë financuar pikërisht nga kjo organizatë, duke u shtrirë dorën e ndihmës organizatave në Malësi qofshin ato kulturo-artistike apo të ndonjë natyre tjetër.
Z. Berishaj në fund të bisedës sonë u shpreh se Fondi Humanitar “Malësia” do t’i mbetet gjithmonë besnik vendit të vet dhe do të vazhojë punën me përkushtim për të ndihmuar trojet e të parëve. Ai edhe një herë e potencoi se Fondi Humanitar “Malësia” është i hapur për të gjithë dhe se asnjë person nuk ka arsye ta shoh Fondin të izoluar, por derë mirëpritëse për të gjithë, në veçanti për gjeneratën e re dhe të gjithë ata që respektojnë parimet dhe statutin e kësaj organizate.
Lek Gjolaj si një ndër iniciatorët fillestar dhe kontribuesit kryesor, të ardhmen e kësaj organizate e shef me optimizëm. Sipas tij, njerëzit do të ndergjegjësohen dhe do të mësohen me kulturën e bëmirësisë dhe do ta kuptojnë rëndësinë e saj në jetën tonë shoqërore.