• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 28 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Të bashkuar apo jo !?

7 Shtator, 2012
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Të përditshmet malazeze i kanë kushtuar vëmendje të veçantë aktiviteteve të partive shqiptare në Malin e Zi që në ditën kur ata filluan bisedimet për krijimin e një koalicioni të gjerë shqiptarë.

Si fillim në tryezë u ulën pothuajse të gjithë por me kalimin e kohës në takime ka gjithnjë e më shumë karrige të lira. Partitë shqiptare kanë rreshtur së foluri për koalicionin e gjerë, e siç duket ata kurrë as që kanë besuar në këtë gjë. E duket se populli ka besuar akoma edhe më pak.

Forca e Re Demokratike e Nazif Cungut ka hyrë në koalicion me Iniciativën Qytetare të Vasel Sinishtaj edhe pse kjo e fundit tashmë ishte në përfundim të negociatave për koalicion me Alternativën Shqiptare dhe Partinë Demokratike. Tani këto dy të fundit kanë mbetur vetëm me njëra tjetrën. Unioni Demokratik i Shqiptarëve i Mehmet Zenkës beson në fitore dhe mendon të dalë në zgjedhje i vetëm, megjithëse akoma nuk është përjashtuar koalicioni me Partinë e Prosperitetit Demokratik. Se ç’farë po bën Lidhja Demokratike në Mal të Zi e Mehmet Bardhit atë akoma nuk e kemi mësuar.

Kështu lajmi i fundit në të përditshmet malazeze është ai i paraqitjes së partive shqiptare në tri lista, të udhëhequra nga Forca, Alternativa dhe Unioni. Për Lidhjen dhe nga ajo vetë asnjë fjalë.

Me ndryshimin e ligjit zgjedhor i cili më nuk numëron zonat e banuara me shqiptarë si zona të veçanta zgjedhore por e sheh Malin e Zi si një zonë të vetme, partitë shqiptare duhet të kalojnë pragun e 0.7% si edhe gjithë të tjerat për të zënë një vend në Kuvend. Nëse në zgjedhjet e kaluara janë nevojitur rreth 2685 vota për marrjen e një mandati, tani nevojiten nga 3500-4000.

Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2009 partitë shqiptare kanë fituar katër ulëse në Kuvend, kështu që deri në zgjedhjet e 13 tetorit shqiptarët do të vazhdojnë t’i përfaqësojnë nga një deputet nga radhët e Forcës, Unionit, Listës Shqiptare (Lidhja dhe Alternativa), dhe Koalicionit Shqiptarë Perspektiva.

Duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të kaluara dhe në situatën e tanishme parazgjedhore duket se vënd në Kuvendin e Malit të Zi mund të zënë më së shumti dy përfaqësues të partive shqiptare. Më optimistët janë Unioni Demokratik dhe Koalicioni Forca-Iniciativa Qytetare.

Ideale, sipas Genci Nimanbegut, deputet i Forcës në Kuvendin e Malit të Zi, do të ishte paraqitja e shqiptarëve në dy lista, gjë që më heret e kanë kërkuar edhe deputetët Mehmet Bardhi e Vasel Sinishtaj. Sipas Nimanbegut kjo do të mund të realizohej ashtu që një koalicion të jetë i përbërë nga Forca, Iniciativa Qytetare, Lidhja Demokratike, Partia Demokratike dhe Perspektiva kurse në listën tjetër Unioni Demokratik i Shqiptarëve me një pjesë të Partisë së Prosperitetit Demokratik. Nimanbegu ka pohuar se për momentin kanë ofertë për vazhdimin e bisedimeve me Lidhjen Demokratike. /SHnëMZ/

Previous Post

Ambasadori i Shqipërisë Beci takon Zenken – Apelon për bashkëpunim të të gjithëve subjekteve shqiptare

Next Post

+355 shokon Serbinë

Next Post

+355 shokon Serbinë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org