Vasel Sinishtaj do të jetë bartës i listës së partive shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen me 14 tetor të këtij viti.
Sipas burimeve të së përditshmes Vijesti, Sinishtaj në këtë listë do të përfaqësoj Alternativën Shqiptare në të cilën u kthye pas mosmarrveshtjeve të katër viteve më parë, mosmarrveshje e cila shkaktoj ndarjen në dy pjesë, në Iniciativën Qytetare dhe Alternativën Shqiptare e cila ishte krijuar nga vetë IQ.
Po sipas të njëjtit burim mësohet se përveç Alternativës Shqiptare në koalicion do të jetë edhe Partia Demokratike e Fatmir Gjekës, me mundësi bashkimi edhe të Lidhjes Demokratike të udhëhequr nga Mehmet Bardhi.
”Me krijimin e bërthamës së koalicionit të partive shqiptare dhe marrëveshtjen rreth bartësit të listës kemi bërë hapin më të rëndësishëm drejt hyrjes në parlament. Me parqitje të pavarur asgjë nuk dë mund të arrinim për shkak të ligjit zgjedhor të padrejtë, dhe për këtë ne presim që të na bashkohen dhe partitë e tjera me ndikim” – ka thënë një prej të intervistuarve i përfshirë në bisedime. /Ulqini Online/ /Malesia.Org/