• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 20 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Partitë shqiptare të bashkura në zgjedhje ?

4 Gusht, 2012
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas gazetës DN, përfaqësuesit e partive shqiptare janë të bindur se me daljen e tyre të bashkuar në një koalicion do të sigurojnë hyrjen në Kuvënd.

DN sqaron se me ndërrimin e ligjit zgjedhor, partive shqiptare u janë ndërpre mandatet e garantuara, çka do të thotë se në zgjedhjet e ardhshme në vjeshtë, partitë shqiptare duhet të garojnë me partitë tjera për hyrje në parlament.
Për përfaqësuesit e partive shqiptare është më e rëndësishme bashkimi i tyre sesa bashkimi në frontin opozitarë demokratik, shkruan DN.

Kryetari i LDMZ Mehmet Bardhi sqaroi se synimi i tyre është fitimi i 5 mandateve në parlament, e kjo është e mundshme vetëm nëse krijojnë një koalicion të vetëm.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe deputeti i Forcës, Genci Nimanbegu i cili tha se kishin takime me përfaqësues të partive shqiptare dhe shpreson që gjatë 7 ditëve të ardhshme, gjithçka do të jetë më e qartë.
Nimanbegu megjithatë sqaron se sipas tij do të krijohen 2 lista shqiptare, pasi ekzistojnë partitë të cilat kërkojnë arritjen dhe avancimin e të drejtave për shqiptarët dhe në tjetrën anë janë partitë në krye me Unionin Demokratik të Shqiptarëve të cilët kanë ulë kërkesat për shqiptarët.

Edhe deputeti i Perspektivës, Vasel Sinishtaj përkrahë daljen unike të përfaqësuesve të popullit shqiptarë në zgjedhjet e ardhshme, sepse kjo sipas tij është më e rëndësishmja, që shqiptarët të dalin të bashkuar në zgjedhje.
Sinishtaj sqaroi se koalicioni duhet të jetë sa më i gjerë dhe se bisedimet deri me tani janë duke shkuar mirë por ka ende gjera për të cilat duhet biseduar.  Ai thekson se lista shqiptare duhet të formohet në kohë sa më të shkurtë. “Nëse listën nuk e dorëzojmë në kohë atëherë më mirë mos ta dorëzojmë fare”, tha Sinishtaj. /Malesia.Org/

Previous Post

Dorëzohet në Kuvend iniciativa për formimin e Komunës së Malësisë

Next Post

Në emrin tënd Kosovë po na ndrydhin e po na shtrydhin

Next Post

Në emrin tënd Kosovë po na ndrydhin e po na shtrydhin

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org