Lidhja Demokratike në Mal të Zi fton UDSH-në, partneren e PDS-së, që të dalin nga Qeveria, Terhiqeni ministrin që të shkojmë në koalicion
Përfaqsuesi i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Nikollë Camaj, duke reaguar në deklaratën e deputetit Zenka, i ka bë thirrje Unionit Demokratik të Shqiptareve që të dalin nga qeveria dhe në këtë menyrë të krijojë parakushte që të bashkohet me koalicionin eventual të
partive shiptare, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, njofton ‘’DAN’’.
Camaj ka thënë se udhëheqësit e partive shqiptare për dhjetë ditë pasi që të shkurtohet mandati i Parlamentit, do të organizojnë një takim të ri për t’u marr vesh për hapat e mëtutejshëm.
Nikollë Camaj ka thënë se ministri nga radhët e UDSH-së, ”tashmë më shumë shërben si dekor i Qeverisë para zyrtareve të Brukselit, me çka tentohet të krijohet imazh, gjoja se në Mal të Zi egziston përfaqësimi adekuat i pakicave në organet qeverisëse ”.
Më së miri do të ishte që, si përgjigje në këtë dhunë politike, te shkaktuar nga shumica parlamentare , pozitë e opozitë, me miratimin e Ligjit zgjedhor, shqiptarët, në zgjedhjet e ardhshme të formojnë një listë të përbashkët zgjedhore.
Se a do të vijë me të vërtet deri tek kjo, tani për tani nuk e di. Kam frikë se do të jetë e vështirë për të pajtuar dallimet që ekzistojnë midis partive pjesëmarrëse në qeveri dhe atyre partive që nuk marrin pjesë.
Përveç pjesmarrjes së përbashket,opsioni është që të dalim edhe në dy kolona apo edhe të bojkotojmë zgjedhjet parlamentare, për arsye se mbi neve është ushtruar vërtet një dhunë politike nga Qeveria dhe nga opozita, por shumë shpejt do të shohim se ç’do te ndodhë, deklaroi Camaj.
Albert Camaj