• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Mërgata

Ambasadori shqiptar në Amerikë, Gilbert Galanxhi vizitë në Detroit

22 Korrik, 2012
in Mërgata, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

nga Pjetër Jaku

Të enjten e të premten, me 19 e 20 Korrik 2012, Ambasadori shqiptar  në Washington Gilbert Galanxhi vizitoi komunitetin shqiptar të Detroitit, i ftuar nga Komisioni për kremtimin e 100 vjeotirt të Pavarësisë, i cili përbëhet nga Konsulli i Nderit në Michigan, Institucionet fetare, shoqatat dhe mediat e këtij komuniteti.
Me datën 19 u shtrua një darkë  në sallën “ Gjergj Kastrioti” të Qendres së Shën Palit dhe zgjati disa orë. Një darkë jo vetëm pritjeje por më shumë pune, ku  amabasadori u informua për punën e bërë deri tani në komunitetin shqiptar të Detroitit, si dhe sqaroi shumë pyetje  të pranishmeve në lidhje me shqetësimet e tyre.
Mirëseardhjen dhe fillimin e takimit ia uroi Kosnulli i Nderit, Ekrem Bardha, cili vuri në dukje përpjekjet e vazhdueshme që ka bërë komuniteti shqiptar i Detroitit në të mirë të Atdheut, veçanërsiht Kosovës, e cila sot, falë Amerikës dhe Disaporës shqiptare, është e Pavarur. Ai falnderoi Ambasadorin Galanxhi që gjeti kohë të vij në këtë komunitet vital, që asnjëherë nuk u është shmangur përgjegjësive kombëtare.
Moderatorë të mbrëmjes ishin Franz Grishaj dhe Kolë Gjokaj.
Famullitari i Qendrës së Shën Palit, Don Fran Kola, me cilësinë e anëtarit të Komisionit të këtij Jubileu, bëri përshëndetjen e kësaj mbrëmje, ku takoheshin, veç komisioneve të festes edhe shumë aktivitsë të komunitetit, të cilët për vite me radhë kanë punuar për çeshtjen kombëtare, duke përmendur se Qendra e Shën Palit, qysh në fillim e deri më sot ka qënë e kyçur vazhdimisht në  problemet e Atdheut.
“Pa dashur të jemë në rolin e organizatorit as të raportuesit kryesor, se ç’është bërë në komunitetin shqiptar të Detroitit për ta shënuar sa më mirë këtë ngjarje,- vazhdoi Don Frani,- por si prijës i një prej komuniteteve ma me peshë, siç është komuniteti i Shën Palit në Detroit, i përbërë prej më shumë se dhjetë mijë anëtarësh, krijuar për të ndihmuar çeshtjen kombëtare, edhe pse një institucion fetar, besoj  se po bëhët një organizim i veçantë dhe gjithëpërfshirës, për të treguar fuqinë e diasporës në përgjithësi.
Komuniteti shqiptar i Detroitit përbëhët prej pesë institucionesh fetare, që në raste e për raste të tilla kanë bashkëvepruar në interes të Kombit, prej disa shoqatave që veprojnë sipas një programi kombëtar, i disa mediave që pasqyrojnë gjtihçka ndodh në këtë komunitet.”
Nevruz Nazarko, një aktivist i njohur në komunitetin shqiptar të Detroitit, solli një raport të shkurtër të punës së bërë deri tani për ta nderuar këtë datë  të nderuar, ashtu siç u ka hije shqiptarëve, duke sjellur edhe detaje të programit festiv.
Ambasadori i Shqipërisë në Amerikë theksoi në përshëndetjen e tij disa nga projektet e Shqipërisë, tanimë të realizuara, duke u ndalur veçanërisht në pritjen e marrjes së Statusit të vendit kandidat për në Bashkimin  Evropian. “Por, duhet theksuar, – vazhdoi ambasadori,- kujdesin e vazhdueshëm që Qeveria Shqiptare ka pasur dhe ka  për shqiptarët kudo që janë, sidomos shqiptarët që e rrethojnë Shqipërinë. Në të gjitha takimet me ndërkombëtarët  si dhe me përsonalitete e vendeve fqinjë, shteti shqiptar e ngre problemin e  të drejtave të tyre, pasi ata trajtohen si qytetar të dorës së dytë. Të drejtat dhe liritë e njeriut janë elementi bazë i demokracisë evropiane. Vetëm duke qënë në këtë bashkësi, ato realizohen pa negociata.” Galanxhi vuri në dukje punën e mirë të komunitetit shqiptar të Michiganit në këtë vit jubilar, veçanërisht bashkëpunimin institucional, për ta kremtuar sa më denjësisht 100 vjetorin e Pavarësisë. “ Duhet të mësohemi të respektojmë institucionet, – theksoi ambasadori. Tagri i tyre është i besuar nga vota juaj, ose i emruar nga dikush që ka marrë votën e sovranit. Rreth tyre dhe me to është shumica e emigrantëve, të cilët në vendin ku jetojnë, duhet të respektojnë së pari shtetin amerikan, ligjet dhe rregullat e tij. Vetëm duke qënë të bashkuar, mund t’u prezantohemi amerikanëve, si një komb solid, duke kërkuar ndihmën e tyre, por edhe duke i ndihmuar me voten tonë. Komisioni juaj është një mozaik, pothuajse i plotësuar, me ndonjë mangësi që mund të mos përmendet, e cila mund te realizohet në kohën e mbetur, ndaj uroj të jeni modeli i përkujtimit të këtij Jubileu, -përfundoi ambasadori përshëndetjen e tij.
Dom Ndue Gjergji foli për rëndësinë e këtij komisioni dhe të festës e cila po troket. Ai u ndalua te Festivali i Kishës “ Zoja Pajtore”, i cili do të jetë në fillim të shtatorit të këtij viti, shumë më i organizuar se vitet e tjera, falë vitit jubilar që kemi hyrë. “ Ardhja e Ambasadorit dhe Zonjës së tij, – theksoi Dom Ndoi, – është një vlerësim dhe mbështetje që i bëhët komisionit tonë.
Më pasë takimi vazhdoi në formen  e bashkëbisedimit ku, Nikoll Perkaj, Lulash Palushaj, Mikel Demaj, Rrok Dedvukaj, Nevrus Nazarko, Kujtim Qafa, Luigj Gjokaj dhe Valentin Lumaj përshendeten dhe pyeten ambasadorin, i cili iu përgjigj shqetësimeve të tyre.
Kryetari i Deges se Vatrës për Detroitin, Alfons Grishaj, foli për kapicetet që ka komuniteti shqiptar i Detroitit, duke përmendur aktivistë të njohur, që nuk kanë kursyer asgjë për çeshtjen shqiptare. Por, – vazhdoi Grishaj, – tani është e lehtë të dalësh si ushtari mbas luftës e të kërkosh merita që s’të takojnë. Komunitetit tonë nuk i mungojnë qendrat as shoqatatat kulturore dhe organizimet cilësore, por vullneti për të bashkëpunuar.
Të premten me dtaën 20 Korrik 2012 Ambasadori i shoqwruar nga Atasheu Ushtarak i bëri një vizitë Qendres Islame Shqiptare, ku u prit  nga  Imam Shujab Gerguri dhe disa këshilltarë të tij, si dhe në shtëpinë e aktivisit të njohur ( veçanërisht të pavarësisë së Kosovës ) Gjokë Martini, ku bujaria malësore e kësaj familje ka dhënë shumë nëpër demostrata kundër Jugosllavisë titiste.
Në këtë vizitë Ambasadori shoqërohej nga Atasheu Ushtarak i ambasades Everest Haxhi dhe keshilltarja Eva Galanxhi ( bashkëshortja e ambasadorit).

Previous Post

FDI me elaborat të ri

Next Post

Esenca e historisë shqiptare në këndvështrimin e një shqiptaro-amerikani

Next Post

Esenca e historisë shqiptare në këndvështrimin e një shqiptaro-amerikani

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org