• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Partitë shqiptare filluan negociatat për pjesëmarrje në zgjedhje

21 Korrik, 2012
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Opsion edhe bojkotimi i zgjedhjeve

Përfaqësuesit e partive shqiptare dje në Ulqin filluan negociatat për një pjesëmarrje të mundshme të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme, pasi, siç u tha në takim, ligji aktual zgjedhor ka shfuqizuar mandatet e  garantuara për shqiptarët, ligj i cili është kundrejt standardeve evropiane, njofton e përditshmja Vijesti.

Iniciatori i mbledhjes, kryetari i LDMZ-së Mehmet Bardhi, pas takimit, tha se kanë paraqitur dy variante, kryesisht të pranueshme për të gjithë pjesëmarrësit.
“Njëra është që partitë shqiptare në zgjedhjet e ardhshme të dalin të bashkuara në më së shumti dy grupe/koalicione. Kurse variantin tjetër e kam iniciuar vetë, për shkak të ligjeve diskriminuese, të bojkotohen zgjedhjet nga të gjitha partitë politike shqiptare”, tha Bardhi.

Ai theksoi, se të gjithë pjesëmarrësit e takimit u pajtuan se duhet të ndërmerret diçka “, sepse shumica ortodokse malazezo-serbe kaloi një akt që diskriminon të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi.”

Gjatë takimit të pranishmeve iu lexua letra përkrahëse e pesë shoqatave shqiptare që veprojnë në SHBA.

Përfaqësuesi i UDSH-së, Beqir Zatoviq ka mbështetur nismën, por gjithashtu kujtoi se një listë e përbashkët në të kaluarën nuk kanë dhënë rezultate të mira.
“Kur shqiptarët kemi dalë në zgjedhje së bashku në vitin 2002 dhe 2006, kemi fituar më së pakut  vota,” tha ai.

Në takim, përveç Bardhit dha Zatoviqit, morën pjesë: Genci Nimanbegu i Forcës, Vasel Sinishtaj i Iniciativës Qytetare, Ali Doda i BDSH-së, Nikollë Camaj i LD në MZ dhe Gjergj Camaj i Alternativës Shqiptare. Sipas Vijestit, në takim nuk ka qenë is deputeti I Perspektivës Amir Hollaj dhe Fatmir Gjeka i PD-së. Sipas Bardhit, Gjekën e ka përfaqësuar Gjergj Camaj nga ASH.

Nga kjo mbledhje gjithashtu u pajtuan se bisedimet duhet të vazhdojnë. /Malesia.Org/

Previous Post

Diaspora shqiptare apelon në subjektet politike shqiptare – Sygjerimet

Next Post

FDI me elaborat të ri

Next Post

FDI me elaborat të ri

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org