Hamdi Hasani dje u zgjodh në krye të ministrisë për të drejtat e njeriut dhe pakicave.
Hasani , në këtë funksion e pason Ferhat Dinoshën, i cili është zgjedhur ambasador i Malit të Zi në Tiranë.
Ministrin e ri në këtë funksion e ka propozuar Kryeministri , Igor Luksic, i cili pas emërimit të tij dha betimin në Kuvendin e Malit të Zi. /Malesia.Org/