• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 22 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Haxhinasto-Dinosha: Së shpejti projektet infrastrukturore Shqipëri-Mali i Zi

7 Qershor, 2012
in Lajme
Haxhinasto-Dinosha: Së shpejti projektet infrastrukturore Shqipëri-Mali i Zi
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në rajon dhe proceset integruese ishin temat kryesore të takimit të sotëm mes Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto dhe Ambasadorit të Malit të Zi në Shqipëri, Ferhat Dinosha.

Ministri Haxhinasto vlerësoi se, niveli shumë i mirë i marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë mes të dy vendeve, i shërben njëkohësisht frymës progresive dhe stabilitetit në rajon dhe në mënyrë të veçantë interesave të përbashkëta të integrimit evropian dhe euroatlantik.

Ministri Haxhinasto rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë ndaj anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes të dy vendeve në fushën e integrimit evropian.

Gjatë takimit, palët theksuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, duke shprehur vullnetin për mbajtjen e Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar për Bashkëpunim Ekonomik, Tregtar dhe Industrial.

Gjithashtu bashkëbiseduesit evidentuan nevojën e realizimit sa më të shpejtë të projekteve të përbashkëta në infrastrukturë, sidomos projektin për rrugën që lidh Plavën e Gucinë me Podgoricën, nëpërmjet territorit të Shqipërisë. Në takim u shqyrtua edhe mundësia e përdorimit nga shqiptarët në Mal të Zi të një abetare të përbashkët, si dhe u konsiderua përshpejtimi i përfundimit të marrëveshjeve në proces. /BalkanWeb/

Previous Post

Mali i Zi kushtëzon Kosovën – nga Xheladin Zeneli

Next Post

Vujanovic: Së pari të drejta malazezëve, pastaj këmbimi i ambasadorëve me Kosovën

Next Post
Vujanovic: Së pari të drejta malazezëve, pastaj këmbimi i ambasadorëve me Kosovën

Vujanovic: Së pari të drejta malazezëve, pastaj këmbimi i ambasadorëve me Kosovën

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org