• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 18 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Skënderbeu në Bujanoc

7 Shkurt, 2012
in Etnike/Rajoni/Bota
Skënderbeu në Bujanoc
Share on FacebookShare on Twitter

Në Bujanoc të hënën është prishur koalicioni shqiptaro-serb, që ishte duke qeverisur për më shumë se dy vjet, kjo pasi anëtarët e partive shqiptare miratuan një propozim me të cilin largohen 17 emrat serbë të rrugëve në këtë qytet, informon agjencia INA.

Propozimi për t’i ndryshuar emrat e rrugëve është miratuar nga komisioni shtatë anëtarësh, nga i cili katër përfaqësues shqiptarë mbivotuan tre anëtarët serbë.

Pro propozimit votuan vetëm anëtarët shqiptarë, ndërsa të pakënaqur, anëtarët serbë e lëshuan mbledhjen.

Me këtë vendim në Bujanoc hiqen emrat e rrugëve: Car Lazari, Carica Milica, Vojvod Mishiqa, Vojvod Stepe, Radomir Putnik, Dimitrije Tucoviq, Dositej Obradoviq, Svetozar Markoviq, etj.

Këta emra pritet të zëvëndesohen me Skënderbeun, Rexhep Hasanin, Naim e Sami Frashërin, Idriz Seferin dhe shkrimtar dhe luftëtar të tjerë shqiptarë.

Sipas mediave serbe, emër të një rruge do të ketë edhe dëshmori Fatmir Ibishi, ish pjesëtar i UÇPMB-së, për të cilin siç raporton Blic, në shkurt të vitit 2000 në Konçul kishte vrarë në një aksion një polic dhe kishte plagosur rëndë tre të tjerë.

Ndërkohë, sheshi qendror në Bujanoc, që mbante emrin e udhëheqësit të kryengritjes së parë serbe, Karagjorgj Petroviq, do ta merr emrin Sheshi Skënderbeu.

Rreth vendimit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, vendimin përfundimtar do të jep komisioni përkatës i Ministrisë së Administratës Publike, Administratë Lokale, të drejtave të njeriut dhe minoriteteve.

Menjëherë pas kësaj, përfaqësuesit serbë në Kuvendin Komunal kanë deklaruar prishjen e koalicionit qeverisës me shqiptarët në këtë komunë. /KohaNet/

KOMENTOJE

Previous Post

Një delegacion i shqiptareve nga Mali i Zi viziton Kosovën – Kërkojnë reciprocitet

Next Post

Foto të çastit (7 Shkurt 2012)

Next Post
Foto të çastit (7 Shkurt 2012)

Foto të çastit (7 Shkurt 2012)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org