• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 14 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Berisha çel vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë

29 Nëntor, 2011
in Etnike/Rajoni/Bota
Berisha çel vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANE – Kryeministri Berisha shpalli sot gjatë koncertit “Flaka e Jubileut” në Teatrin e Operas dhe Baletit çeljen e vitit të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se “Shqipëria hyn në 100-vjetorin e saj më e re, më e bukur se kurrë në historinë e saj. Shqiptarët kudo që janë, janë të lirë, po ndërtojnë të ardhmen e tyre në liri ndaj dhe le të urojmë së bashku një vit të madh të mbarë. Viti i 100-vjetorit para së gjithash është një vit i mirënjohjes së thellë për qindra mijëra gra dhe burra vajza e djem, që flijuan jetën dhe lirinë e tyre që Shqipëria të mbetet përjetë e lirë”.

Berisha tha se “viti i 100 vjetorit është viti i madh për ata burra e gra, djem dhe vajza që flijuan jetën dhe rininë tyre që ne të jemi të lirë, që Shqipëria të mbetet përjetë e re. Është një mirënjohje ndaj miqve tanë, kudo që ndodhen, që në momente kritike për historinë kombëtare, qëndruan krah nesh dhe fituam. Është një mirënjohje për gjithë ata shqiptarë, që nëpërmjet përpjekjeve të tyre këto 100 vite, bënë që Shqipëria të vijë në 100 vjetorin e saj më e bukur, më krenare, më e lirë se kurrë”.

“Viti i jubileut është viti i vizionit të ri për vendin, viti në të cilin Shqipëria dhe shqiptarët do të përcaktojnë si të ardhmen më të mirë, ëndrrën e vogëlushëve që lindin në këtë vit”, vijoi Kryeministri Berisha.
Në koncertin ‘Flaka e Jubileut” morën pjesë personalitetet më të larta të vendit, Presidenti i Republikës Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, Zv/Kryeministri dhe Ministri i Puneve të Jashtme, Edmond Haxinasto, si dhe ministra, deputetë dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri. /BalkanWeb/

KOMENTOJE

Previous Post

Mehmet Zenka në vend të Ferhat Dinoshës në krye të UDSH-së

Next Post

Në Prishtinë u organizua Tryeza tematike “99 vjet. E tani çka…? nga Shoqata “Martin Dreshaj”

Next Post
Në Prishtinë u organizua Tryeza tematike “99 vjet. E tani çka…?  nga Shoqata “Martin Dreshaj”

Në Prishtinë u organizua Tryeza tematike “99 vjet. E tani çka...? nga Shoqata “Martin Dreshaj”

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org