• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 16 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

“Luftë“ për të hyrë qeveri – Dinosha kundër Cungut

11 Nëntor, 2011
in Lajme
“Luftë“ për të hyrë qeveri – Dinosha kundër Cungut
Share on FacebookShare on Twitter

Ditë më parë, partia shqiptare Forca e Re Demokratike – Forca ka shprehur, nëpërmjet liderit të saj Nazif Cungu, i cili njëheri është edhe kryetar i komunës së Ulqnit dëshirën për të qenë pjesë e qeverisjes qendrore me koalicionin e tanishëm qeverisës.

Mundësia që kjo parti të hyjë në koalicion me partitë që qeverisin Malin e Zi, në nivelin qendror, për momentin ka gjasa të vogla që të ndodh. Kundër hyrjes së Forcës në qeveri në kushtet e tanishme u deklaruan DPS, partia kryesore në qeverinë e Malit të Zi, por edhe partia tjetër shqiptare UDSH e cila veç është pjesë e qeverisë.

Zëdhënësi i DPS Rajko Kovaçeviq e la të hapur rrugën për bashkëpunim me Forcën por pa harruar të përmend se edhe prej ku duhet nisur ky bashkëpunim.
‘’DPS është një parti që është e hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që me neve ndajnë vlera të njëjta ose të ngjashme dhe në angazhimet strategjike programore tonat. Ky bashkëpunim i cili partia jonë ka me paritë tjera nuk do të thotë që të jetë vetëm në nivel shtetëror. Ne mund të bashkëpunojmë dhe në nivel lokal’’, tha Kovaçeviq.

Kundër hyrjes së Forcës në qeveri është deklaruar haptas edhe Ferhat Dinosha, ministër aktual në qeverine e Malit të Zi dhe lider i partisë tjetër shqiptare, asaj UDSH-së.
‘’Hyrja e Forcës në qeveri për momentin nuk është real për shkak të mënyrës se si kjo parti mori qeverisjen lokale në Ulqin’’, tha Dinosha.

Dinosha poashtu ka përmendur se kjo parti ka marrë votat e qytetarëvë duke kritikuar qeverinë.

Situata rreth hyrjes së Forcës në qeveri bëhet edhe më e paqartë pasi edhe vetë deputeti nga radhët e kësaj partie në parlamentin republikan Genci Nimanbegu, pak ditë më parë, kritikoi ashpër qeverinë për mosdialogim për kërkesat politike të shqiptarëve.
‘’Pas heqjes së zonave të veçanta zgjedhore, hedhjes poshtë të amendamenteve me anën e së cilave Malësia do fitonte komunën e plotë, një gjë është e qartë, autoritetet në Mal të Zi nuk ndjejnë nevojën për të zhvilluar një dialog me kërkesat politike të shqiptarëve’’, kishte deklaruar Nimabegu. /Ulqini Online/ /Malesia.Org/

KOMENTOJE

Previous Post

Bryan Barnett Kryetari i Rochester Hills fitoj ri-zgjedhjen

Next Post

Viti 1880 – Në Ulqin jetonin vetëm shqiptarë

Next Post
Viti 1880 – Në Ulqin jetonin vetëm shqiptarë

Viti 1880 – Në Ulqin jetonin vetëm shqiptarë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org