• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 22 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Turqi, 265 persona të vdekur nga tërmeti

25 Tetor, 2011
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Një tërmet 7,2 ballë i shkallës Rihter ka goditur lindjen e Turqisë, duke vrarë 265 persona në një qytet të vetëm.

Epiqendra e lëkundjeve të fuqishme të tokës ka qenë shumë pranë Vanit të goditur më rëndë. Dhjetëra ndërtesa janë shembur aty dhe në qytetin Erkis, ndërsa ka dhe raporte për dëmtime të mëdha të infrastrukturës.

Mijera vete e kaluan naten jashte ne temperatura nen zero. Banoret e tmerruar nga termeti dhe disa lekundje te tjera me magnitude me te vogel qe e pasuan, nuk guxojne te kthehen ne shtepite e tyre. Me e forta e ketyre pas-goditjeve ishte 6 balle sipas shkalles Rihter dhe u shenua mbremjen e se dieles.

Intensifikohen operacionet e shpëtimit

Skuadrat e kërkim-shpëtimit në Turqi janë duke kërkuar pa pushim njerëz të mbetur në rënojat e shkaktuara nga rrëzimi i shumë ndërtesave, pasi një tërmet i fuqishëm i magnitudës 7,2 sipas shkallës Rihter, goditi vendin të dielën.

Siç raportojnë burimet zyrtare të hënën, mbi 1 100 persona janë të plagosur. Shifrat i lajmëroi vetë Ministri i Brendshëm, Idris Naim Sahin.

Qyteti i Ercisit, në krahinën lindore të Vanit, është ai që ka pësuar dëmtime më të mëdha, me mbi 1 mijë ndërtesa të shembura. Pritet që bilanci tragjik të vazhdojë të përkeqësohet, ndërsa orë pas ore gjenden trupa të viktimave të tjera në rënoja. Për të mbijetuarit bëhet shumë e vështirë edhe nga temperaturat shumë të ulta, që zbresin nën zero gjatë natës.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan ka fluturuar me nje helikopter mbi te gjithe zonen e goditur nga termeti. Sipas tij, fshatrat prane Vanit jane ato qe kane pesuar demet me te medha pasi shtepite atje jane ndertuar me tulla prej argjile. Kreu i ekzekutivit falenderoi vendet e tjera per ndihmen e ofruar, nder te cilat edhe Izraeli qe u shpreh i gatshem te dergoje njerez pavaresisht tensioneve qe kane karakaterizuar se fundi marredheniet e tij me Ankarane. Erdogan tha megjithate se Turqia mund ta perballoje situaten edhe vete.

“Do te kerkojme ndihme nese do te jete e nevojshme. Ne zone kane mberritur tashme disa ekipe nga Azerbajxhani, Irani dhe Bullgaria. Pergatitjet kane nisur per ngritjen e qendrave te pritjes per njerezit tane”, tha Erdoan.

Turqia e ndodhur ne nje zone me aktivitet te larte sizmik, eshte goditur shpeshhere nga termetet. Dy lekundje te fuqishme toke me magnitude mbi 7 balle ne vitin 1999 vrane gati 20.000 vete ne pjesen veri-perendimore te vendit, e cila ka dhe perqendrimin me te madh te popullsise.

Ky i fundit e kishte epiqendren 20 km nen siperfaqen e tokes.Raportet fillestare mbi demet dhe viktimat mberriten me veshtiresi per shkak te nderprerjes se linjave telefonike. Zyrtaret lokale theksojne sidomos nevojen per ekipe mjekesore dhe per makineri te renda te cilat te ndihmojne ne levizjen e blloqeve te cementos. Kreu i Institutit turk te Sizmiologjise mendon se bilanci i viktimave eshte shume me i madh nga sa tregon ai zyrtar.

Topi mesazh ngushëllimi

Presidenti Bamir Topi i dërgoi një mesazh Presidentit të Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, ku shprehen ngushëllimet e thella e të sinqerta për humbjet njerëzore, pësuar nga tërmeti në pjesën lindore të Turqisë.

“Shpreh solidaritetin e popullit shqiptar me Ju, në këto çaste, duke shpresuar që pasojat e dëmeve do të kapërcehen në një kohë sa më të shkurtër”, shkruhet në mesazhin e Kryetarit të Shtetit Shqiptar.

Previous Post

Largohem nga funksioni me ndërgjgje të pastër

Next Post

A po manipulohën malsorët apo……..?!

Next Post
A po manipulohën malsorët apo……..?!

A po manipulohën malsorët apo……..?!

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org