• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 19 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Mërgata

Aleanca Kuqezi, paradë në New York

12 Tetor, 2011
in Mërgata
Aleanca Kuqezi, paradë në New York
Share on FacebookShare on Twitter

Një paradë kuqezi është organizuar në qytetin e New York-ut në Shtetet e Bashkuara, e organizuar nga Aleanca Kuqezi dhe disa te rinj shqiptaro-amerikane, anëtarë të organizatës Rrënjet Shqiptare.
Dita e Kolombit, është një të nga të paktat raste publike kur shqiptarët e Amerikës, ashtu si kombet që e themeluan atë, mund të mblidhen së bashku për të festuar dhe për të treguar rrënjët shqiptare.

Protagonisti i paradës shqiptare ishte Kreshnik Spahiu, drejtuesi i Aleancës Kuqezi, i cili bashkë me tre të rinj shqiptaro-amerikanë, të organizatës Rrënjët Shqiptare, bënë të mundur bashkimin e qindra e shqiptarëve në qendër të New York-ut.
Simbolet shqiptare mbizotëruan gjithcka në evenimentin që iu kushtua Camërisë. Disa këngëtarë të njohur shqiptarë ndezën atmosferën në qendër të Manhattan-it Frederik Ndoci, Ciljeta dhe vecanërisht Genta Ismail, e cila zbuloi para shqiptarëve të Amerikës edhe himnin e Aleancës Kuqezi.

“Mesazhin, të cilin duan ta injektojnë në mendjen e shqiptarëve, në mendjen e popullit se Shqipëria nuk bëhet, ne duhet ta kthejmë se Shqipëria bëhet, Shqipëria duhet të bëhet, por duhet të bëhet me ata që mendojnë kuqezi. Një pjesë, Atdheun tonë e skuqi, pjesa tjetër e politikës e nxiu. Ka ardhur koha që Shqipëria, as të mos skuqet, as të mos nxihet, por të jetë kuqezi”, tha Spahiu.

Pjesa kulmore e Paradës u shënua me parakalimin e qindra shqiptaro-amerikanëve në ‘Bulevardin 5’, një nga më të vizituarit prej turistëve në New York.
Për më shumë se tre orë, në qendër të New York-ut, gjithcka shqiptare u prezantua me dinjitet, duke i dëshmuar botës qytetërimin perëndimor të një kombi të vogël, por jo të harruar. Sic thotë Faik Konica: ‘Shqiptarët lindin shqiptarë në Shqipëri dhe bëhen patriotë në Amerikë’.

Kjo ishtë një paradë tipike amerikane, paradë e kombeve që ndërtuan një vend të lirë. Kështu janë edhe shqiptarët sot, të lirë, por edhe krenarë, për gjithcka kanë dhënë dhe kanë marrë në Tokën e Premtuar me zgjuarsinë, me talentin dhe me krenarinë e tyre. /top-channel.tv/

FOTOGRAFITË – KOMENTOJE

VIDEO

Previous Post

Deputet shqiptarë bojkotojnë paralmentin malazias

Next Post

Mosmarrëveshja për tokën në Vuksanlekaj mes banorëve dhe Çedo Popoviq

Next Post
Mosmarrëveshja për tokën në Vuksanlekaj mes banorëve dhe Çedo Popoviq

Mosmarrëveshja për tokën në Vuksanlekaj mes banorëve dhe Çedo Popoviq

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org