• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 15 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Shqiptarët në Mal të Zi kërkojnë toponime shqip për vendbanimet

6 Tetor, 2011
in Lajme
Shqiptarët në Mal të Zi kërkojnë toponime shqip për vendbanimet
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi i deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi i ka adresuar kryekuvendarit malazias, Ranko Krivokapiq, katër amendamente lidhur me draftin e Ligjit mbi organizimin territorial të Malit të Zi që kanë të bëjnë me definimin e përdorimit të toponimeve shqip në mjediset autoktone shqiptare, Ulqin, Tivar, Malësi, Plavë dhe Rozhajë.

Kryetari dhe deputeti i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Mehmet Bardhi, thotë për KosovaLive se Kushtetuta e Malit të Zi përcakton komunën si formë themelore të qeverisjes lokale dhe mbi këto baza vlerësojmë se të ashtuquajturat “Komuna urbane” nuk sigurojnë të drejtën dhe mundësinë e popullatës vendore, as pushteteve të atyre niveleve të miratojnë dhe realizojnë vendime, masa të nevojave të tyre të planifikimit.

“Në këtë ndërlidhje vlerësojmë se Malësia, me qendër në Tuz, i plotëson të gjitha kushtet që të jetë komunë edhe në këtë frymë vendbanimet e saj nuk mund të jenë në kuadër të një pjese përbërëse të territorit të kryeqytetit, Podgoricës”, thotë Bardhi.

Ai shton se me Kushtetutën e Malit të Zi thuhet se e drejta në qeverisjes vendore përfshin të drejtën e qytetarëve dhe të organeve të qeverisjes vendore që të rregullojë e menaxhojë me disa veprimtari publike mbi bazat e përgjegjësisë së vet dhe në interesin e popullatës lokale.

Klubi i deputetëve të partive parlamentare opozitare shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, të cilin e përbëjnë Mehmet Bardhi, Genci Nimanbegu dhe Vasel Sinishtaj, në arsyetimin e amendamenteve të deponuara thuhet se “Drafti i Ligjit mbi organizimin territorial të Malit të Zi nuk sjellë decentralizimin e dëshiruar, por as kushtet për një zhvillim më të hovshëm të komunës së Malësisë, e kjo imponon nevojën e themelimit të komunës së plotë të Malësisë“. /Koha Net/

KOMENTOJE

Previous Post

Kosova pranon të gjithë të shkëlqyeshmit nga Mali i Zi

Next Post

Shuhet Steve Jobs, vizionari dhe krijuesi i Apple

Next Post
Shuhet Steve Jobs, vizionari dhe krijuesi i Apple

Shuhet Steve Jobs, vizionari dhe krijuesi i Apple

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org