• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 12 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Sh.K.A “Ded Gjo Luli nga Hoti, mori pjesë në Festivalin “Këngë jeho” në Strugë – Maqedoni

29 Korrik, 2011
in Kulturë
Sh.K.A “Ded Gjo Luli nga Hoti, mori pjesë në Festivalin “Këngë jeho” në Strugë – Maqedoni
Share on FacebookShare on Twitter

Në qytetin e Strugës (Maqedoni), i banuar nga shumica shqiptarë dhe i shtrirë butë në brigjet veriore të Liqenit të Ohrit, më 16 korrik 2011 , u mbajt Programi i Festivalit “20 VITE Këngë jeho” – 2011!
Në këtë festival pjesëmarrës ishin njëzet ansamble dhe shoqata kulturo artistike nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Italia, dhe Malësia. Kësaj radhe, nga Malësia, pjesëmarrëse në këtë festival ishte: Sh.K.A “Ded Gjo Luli nga Hoti”.
Disa nga personat e ftuar në këtë edicion të festivalit, ishin edhe Dorina Vinca, Nazmi Belica, Elita Reçi, Agim Poshka, Selami Kolonja, Besiana Mehmeti etj.
Festivali fillojë në ora 19.00, me parakalimin tradicional të ansambleve pjesëmarrëse rrugëve të qytetit, për t’u kthye në Sheshin “Nënë Tereze”, në qendër të qytetit, ku në skenën e hapur të festivalit, aty ku bashkohen rrugët, Drini dhe populli, ansamblet dhe shoqëritë shpalosën vlerat artistike, koreografike, kostumografike si dhe ato etnokulturore kombëtare shqiptare.

Skenari dhe regjia e festivalit të 20-të jubilar, “Këngë jeho”, Strugë-2011, i është besuar aktorit dhe regjisorit të mirënjohur në skenat e festivaleve shqiptare, Llesh Nikolla, i cili para gazetarëve mes tjerash theksoi: “Festivali “Këngë jeho”, gjatë këtyre viteve të ekzistimit, ia arriti qëllimit të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave kombëtare. Festivali hyn në një fonotekë audio vizuale dhe ky është jubileu i këtij festivali. Me pjesëmarrjen e afro 900 artistëve, nga të gjitha trevat dhe gjithë gjeografia shqiptare, do të krijohet tempo-ritmi pa pushim, i përshtatur për këtë festival” -tha Llesh Nikolla, regjisor i festivalit.

Me rastin e 20-të vjetorit të festivalit “Këngë jeho”, Strugë-2011, drejtoria e festivalit, ka ndarë edhe mirënjohje për të gjitha institucionet dhe individët që kanë dhënë kontribut për këtë festival, duke filluar që nga ideatori Shukri Hoxha nga Ferizaj, drejtorit të parë të festivalit Ismail Hoxha, e deri tek shoqëritë pjesëmarrëse dhe individë të tjerë të merituar, nderkaq mirnjohjen e fitoi edhe Sh.K.A “Ded Gjo Luli” nga Hoti, e cila u prezentua me Këngën “ZAKON BURRI E KA PAS”, e interpretuar nga Llesh e Marash Dushaj dhe Pjetër Nicaj, si edhe me këngën me çifteli “Mujë Krasniqi” të interpretuar nga Llesh Dushaj. Kërcimi malësorçe nga Gjelosh Gjelaj dhe Lula Nicaj, nga përfaqësues tjetër i këtij Grupi, Pjetër Nicaj, e eksekutuan edhe këngët “O FLAMUR”, dhe “BASHKIMI KOMBËTAR”.

Festivalin “Këngë Jeho” e përcollën me fotografi dhe videoinçizime Albert Camaj si dhe Majlinda Gojçaj.

/Albert Camaj/

FOTOGRAFITË – KOMENTOJE

VIDEO 1 – 2 – 3

Previous Post

Vizitë KU të Tuzit e ambasadorit të Republikës së Kroacisë, ekselenca e tij Petar Turçinoviq

Next Post

Lindita Çunmulaj, fituese e “Miss Bjeshka 2011”, organizuar në Koritë me rastin e Ditës së festës së bjeshkatarëve, Shën Shtjefnit

Next Post
Lindita Çunmulaj, fituese e “Miss Bjeshka 2011”, organizuar në Koritë me rastin e Ditës së festës së bjeshkatarëve, Shën Shtjefnit

Lindita Çunmulaj, fituese e “Miss Bjeshka 2011”, organizuar në Koritë me rastin e Ditës së festës së bjeshkatarëve, Shën Shtjefnit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org