• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Kumtesë e Nën-Prefektit të Malësisë së Madhe, Sytki Ndrecaj

15 Prill, 2011
in Opinione/Editoriale
Kumtesë e Nën-Prefektit të Malësisë së Madhe, Sytki Ndrecaj
Share on FacebookShare on Twitter

Te nderuar motra e vellezer te Malesise se Madhe kendej e andej kufirit!
Te nderuar autoritete vendore e qendrore ne dy anet e kufirit!
Te nderuar bashkmalesor e bashkmalesore qe ndodheni ne emigrim e shqiptar e shqiptare kudo qe jeni!
E ndiej obligim madhor qe t’Ju falenderoj ne emrin tim personal dhe te institucionit qe une perfaqesoj, per manifestimin e shkelqyer e per performancen qe treguat gjate gjithe ketyre diteve te festimit te nje nga ngjarjet me te ndritura te Malesise se Madhe e pse jo per gjithe Shqiperine e shqiptaret kudo qe ndodhen pra per 100 vjetorin e Kryngritjes se Malesise se Madhe te vitit 1911, per kete kryemgritje qe me te drejte ne krenohemi e aq me teper kur ka nje kulminacion sic eshte ngritja e flamurit te Gjergj Kastriotit-Skenderbej pas me shume se 400 vitesh nga trimat e trimneshat e Malesise tone te dashur te drejtuar nga patrioti, luftetari dhe mbrojtesi i trojeve tona Ded Gjon Luli dhe aq me teper qe ngritja e ketij flamuri u be pararendese e ngritjes se Flamurit dhe e Shpalljes se Pavarsise se Shqiperise ne Vlore me 28 Nentor 1912.
Ditet festive qe kaluam, bashkuan te gjitha zemrat malesore pa pyetur per ndarje, politike, kufitare, fetare, krahinore etj. duke dhene shembullin me te mire te bashkimit te te gjithe shqiptareve ne pergjithesi dhe malesoreve ne vecanti se ne jemi te bashkuar, se ne dime te festojme, se ne dime te drejtojme, se ne dime te respektojme edhe institucionet, se ne dime te nderojme dhe respektojme edhe kontributet e gjithsecilit e sidomos kontributet e atyre qe bene epoke duke dhene per kete toke edhe gjene me te shtrenjte jetet e tyre. Ndaj qe ne heret e para dua tu jap lavdi te gjithe atyre qe kontribuan ne kete Kryengritje dhe per rritjen e emrit te Malesise se Madhe ne ballin e kombit shqiptar. Duhet vleresuar gjithashtu se per here te pare ne historine e saj kjo feste dhe kjo ngjarje mori permasa institucionale ku do vecoja pjesmarrjen e drejtperdrejt te Presidentit te Republikes se Shqiperise z. Bamir Topi i cili pervec pershendetjes ne tetrin “ Migjeni “ dhe telegramit te derguar per bashkmalesoret ne Republiken e Malit te Zi, dekoroj me medalje edhe disa veprimtar e veprimtare te artit e kultures ne Malesine e Madhe kendej e andej kufirit gjate aktivitetit kulturoro-artistik te drejtuar nga Shoqata Kulturore “ Kenga e Jona “ me moton “ Ku e muer emrin Malesia e Madhe “. Ashtu sic dua te theksoj edhe nje fakt tjeter qe edhe qeveria e shteti i Malit te Zi e njohen institucionalisht kete ngjarje ku vlen te vecohet pjesmarrja ne festimin e organizuar nga Komuna Urbane e Tuzit e Sekretarit Gjeneral te Presidentit te Malit te Zi z. Filip Vujanoviq.
Pershendetje te vecante dua tu dergoj te gjitha Shoqatave malesore qe te grupuara nen moton “ Malesia Feston “ shenuan per gjithe malesoret per dite me radhe nje atmosfere festive te papare ndonjehere me nje program te qarte dhe te zbatuar me rigorozitet. Ashtu sic u dergoj pershendetje te gjithe pushtetareve vendore, perfaqesuesve te politikes, shoqerise civile etj. qe krijuan infrastrukturen e festimit te kesaj ngjarjeje.
Nje falenderim te sinqerte dua tu dergoj te gjitha mediave lokale e kombetare (ne Shqiperi, ne Mal te Zi, Amerike e me gjere), se bashku me Portalet Malesia.org, Albdreams.net etj. qe shoqeruan e pasqyruan me korrektesi aktivitetet e lartpermendura.
Edhe njehere u falenderoj te gjitheve qe kontribuat ne keto festime dhe se u garantoj se tek une dhe institucioni qe une perfaqesoj do gjeni kurdohere mbeshtetjen maksimale per gjithcka qe i sherben Malesise se Madhe, Shqiperise e Kombit Shqiptar.
Me respekt per gjithe Ju
SYTKI NDRECAJ
N/PREFEKT MALESI E MADHE

KOMENTOJE

Previous Post

Partite Boshnjake ne trojet tona ne Mal te Zi, ndjekin nje politike antishqiptare si dhe ato serbe e malazeze.

Next Post

U mbajt Manifestimi “Zëri i Vëllazërisë për 100 vjetorin e Kryengritjes në Malësi” (FOTO+VIDEO)

Next Post
U mbajt Manifestimi “Zëri i Vëllazërisë për 100 vjetorin e Kryengritjes në Malësi” (FOTO+VIDEO)

U mbajt Manifestimi “Zëri i Vëllazërisë për 100 vjetorin e Kryengritjes në Malësi” (FOTO+VIDEO)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org