• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 25 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Malësia sot është më e gatshme se dhjetë vite më parë për komunë me kompetenca të plota

28 Shkurt, 2011
in Lajme
Malësia sot është më e gatshme se dhjetë vite më parë për komunë me kompetenca të plota
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës urbane të Tuzit Nikollë Gegaj tha se askurrë askush qytetarëve të Malësisë nuk jua mori të drejtën për Komunë të plotë të kësaj trevë, megjithatë do të ishte pa përgjegjshmëri ndaj qytetarëve që referendumi të organizohej para afatit të paraparë.
Për mediet malazeze Gegaj shtoi se, pa plotësimin e parakushteve për një Komunë të qëndrueshme do të hynim në projekte të rrezikshme për vetë qytetarët.
Ai shtoi se “qeveria aktuale përkrahë interesat e qytetarëve, e nëse Komuna e plotë është në interesin e tyre atëherë edhe ne do ta përkrahim, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe përgjegjshëm me hyrjen në këtë ndërrim, pasi ajo përgjithmonë do të ndikojë në jetën e qytetarëve”.
“Sot, më shumë se para 10 vitesh Malësia është e gatshme të bëhet Komunë e plotë dhe besoj se për një ose dy vite Komuna do të jetë edhe më e përgatitur për këto ndryshim” thotë Gegaj.

“Referendumin duhet ta kuptojmë, asesi ndryshe por si një fazë të re në të cilën duhet të hyjmë pa ndasi, dhe se këtë periudhë duhet ta shfrytëzojmë për krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët e Malësisë”.

“Malësia ka potenciale të vetëmbahet por në këtë drejtim duhet ende punë. Ndërsa ne dëshirojmë që në një projekt të tillë të hyjmë më sallë të re sportive, infrastrukturë të plotë, rrjetë të ri ujësjellësi, kopsht për fëmijë, qendër tregtare, varrezat dhe projekte tjera të rëndësishme që mundësojnë funksionalizimin normal të Komunës së plotë”.
Kryetari Gegaj tha se pushteti lokal ka marrëdhënie e bashkëpunim të mirë me diasporën, si dhe me disa komuna vendore si Tivarin e Rozhajën. /Malesia.Org/

KOMENTOJE

Previous Post

Një takim vëllazëror në Shkodër

Next Post

Vdes në spital këngëtarja Emmy (Elsina Hidersha)

Next Post
Vdes në spital këngëtarja Emmy (Elsina Hidersha)

Vdes në spital këngëtarja Emmy (Elsina Hidersha)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org