• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Turpi i Dick Martyt, turp i Evropës – Reagim i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”

23 Dhjetor, 2010
in Opinione/Editoriale
Turpi i Dick Martyt, turp i Evropës – Reagim i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”
Share on FacebookShare on Twitter

Turpi i Dick Martyt, turp i Evropës – Reagim i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” me seli në Pejë e Tuz të Malësisë së Madhe

Jemi përballur me indinjatën e thellë dhe nuk kemi reaguar ndaj deklarimeve të tmerrshme e antishqiptare të Dick Martyt derisa nuk kemi mbledhur e artikuluar ndjenjat dhe mendimet e veprimtarëve të shoqatës sonë në Kosovë, Malësi të Madhe, Kosovë Lindore e në gjithë trojet etnike shqiptare. Nga të gjitha këto troje ka arritur në selitë e Shoqatës një lum mllefi ndaj turpit të Dick Martyt, që ne e konsiderojmë edhe si turp të Evropës.
Shoqata jonë e admiron reagimin e krerëve të institucioneve të Shqipërisë në përballje me këtë farë evrodeputeti shumë antishqiptar. Shoqata jonë fton ekspertë të drejtësisë në Kosovë, Shqipëri e trojet tjera etnike që bashkërisht ta përgatisin një padi kundër këtij Dickut, i cili për t’ia bërë qejfin hijeve të zeza e pjellës së demonëve kudo në Beograd e Serbi humb fytyrën dhe nderin prej parlamentari dhe “qëndis” gjithë ato gënjeshtra në raportin e tij duke shkelur kështu në gjakun e mijëra shqiptarëve të vrarë dhe duke trazuar zemrat e lënduara të mijëra nënave shqiptare të Kosovës , që kishin parë me sytë e tyre masakrat më të rënda, që vetëm dorë vrastare e bijve të shtrigave dinë t’i bëjnë.
Dick e dimë se ti nuk do ta lexosh këtë reagim, po urojmë që ai të botohet dhe ne do ta ruajmë në dokumentacionin tonë për t’i treguar edhe brezave që vijnë se ti je shkelësi më i keq i ndjenjave të një kombi, që e do lirinë dhe që ka vuajtur nëpër shekuj nga vras e kriminelë të rangut të milisheviqve, sheshelëve, arkanëve, mladiqeve e farës së tyre kriminele.
Dick ti nuk ke forcë e as mundësi të shkelesh mbi gjakun e mijëra shqiptarëve të Kosovës as mbi kujtimin e tyre dhe fjalën e madhe LIRI. Ti ke zgjedhur rrugën e turpit dhe sot a nesër Zoti , drejtësia dhe gjaku e vuajtjet e kombit tonë do të hedhin në fundërrina dhe do ta kesh vendin bashkë me vrasësit e kriminelët serbë në katin e fundit të FERRIT. Ti ia ke shitur shpirtin shtrigës nga Kaptaret dhe e ke mbushur raportin tënd plot rrena. Pse je ti i këtillë fajet e mëdha i ka Evropa, po mos harroni se shqiptarët e dinë kush ishte dikur dhe kush kjo Evropë. Shtriganët si ti në ferr shkofshin sepse duan ta shkelin lirinë, dinjitetin, gjakun dhe kujtimet e një kombi të vuajtur duke i ndihmuar shtrigave e hijeve të zeza nga Karpatet që të trashen edhe në të ardhmen.
Dick, Shoqata jonë edhe në të kaluarën ka alarmuar me protesta e shkresa qendrat në Evropë e botë që të kenë kujdes nga fashizmi serb e malazez. Ata duhet të kujdesën edhe nga rreziku prej teje sepse ti , e pse e di vetëm ti, po mundohesh ta mbrosh këtë fashizëm e ta godasësh një popull të tërë shqiptarë që lirisë ia fali gjakun e që për hir të ardhmërisë vendosi të fal , por të mos harrojë. Dick ti e ke vendin ose në spitalet e të çmendurve ose prapa grilave. Dick ti vetën e ke shpallur armik të madh të lirisë dhe shqiptarëve. Dick turpi, zërat e shqiptarëve të masakruar, të djegur e të përdhunuar do të shoqërojë ëndrrat tuaja. Dick ndërgjegjja jone nuk do të lë të bësh pleqëri të qetë. Dick t’i je bërë shërbëtor i demonëve e shtrigave që vranë e prenë në Kroaci, Bosnjë e Kosovë. Dick turpi të shoqëroftë tërë jetën tënde prej një gënjeshtari e të mjeri .

Rrahman Jasharaj, zëdhënës dhe koordinator i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” me seli në Pejë e Malësi të Madhe

KOMENTOJE

Previous Post

Milo Djukanovic dha sot dorëheqje nga posti i kryeministrit të Malit të Zi

Next Post

Kombi yne sot duhet te denoncoj ne Gjykaten Nderkombtare te Drejtesise ne Hage Konferencen e Londres te vitit 1913

Next Post
Kombi yne  sot duhet te denoncoj ne Gjykaten Nderkombtare te Drejtesise ne Hage Konferencen e Londres te vitit 1913

Kombi yne sot duhet te denoncoj ne Gjykaten Nderkombtare te Drejtesise ne Hage Konferencen e Londres te vitit 1913

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org