• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Podgorica pret Tiranën që kufiri të kalohet vetëm me letërnjoftime

29 Tetor, 2010
in Lajme
Podgorica pret Tiranën që kufiri të kalohet vetëm me letërnjoftime
Share on FacebookShare on Twitter

Podgoricë, 29 tetor – Çështjen e kalimit të kufirit vetëm me letërnjoftim, shqiptarët në Mal të Zi e kanë shprehur tash disa vite, por në fillim të këtij viti kjo kërkesë iu shtrua ish-ministrit të Jashtëm shqiptar, Ilir Meta me rastin e vizitës Malit të Zi.
Siç raporton KosovaLive, edhe Partia Socialdemokratike e Malit të Zi, partnere e koalicionit qeveritar, që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 majit në Ulqin, me një pompozitet të theksuar, premtoi angazhimin për realizimin e iniciativës për kalimin e kufirit në vendkalimin Sukubinë-Muriqan, midis Ulqinit e Shkodrës, përkatësisht Malit të Zi e Shqipërisë.
Mirëpo, kërkesa nuk është realizuar as sot e kësaj dite. Në këtë ndërlidhje, deputeti i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu pyeti shefin e diplomacisë malazeze, Milan Rocen a janë inicuar aktivitete përkatëse të cilat qytetarëve të Ulqinit dhe të Tivarit do t’ mundësonin që të kalojnë kufirin në Sukubinë/Muriqan me letërnjoftim si dhe a është aftësuar ky vendkalim që të mundësojë punët doganore dhe të tjera kufitare.
Rocen përgjigjet se Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi i ka bërë ftesë qeverisë shqiptare që të nisen negociatat mbi qarkullimin kufitar nëpërmjet këtij vendkalimi. Shefi i diplomacisë malazeze shton se në këtë resor ministror janë në pritje të përgjigjes së palës shqiptare.
Ai ka theksuar se vendkalimi kufitar Muriqan/Sukubinë plotësisht është i pajisur edhe aftësuar për qarkullim dhe doganim. /Koha Net/

KOMENTOJE

Previous Post

Shqiptarët e Michigan-it, mbi 30 mijë dollarë për fushatën e DioGuard-it

Next Post

“Vetëvendosje” shpalos programin, bashkim me Shqipërinë

Next Post
“Vetëvendosje” shpalos programin, bashkim me Shqipërinë

“Vetëvendosje” shpalos programin, bashkim me Shqipërinë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org