• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 13 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Sinishtaj pohon se shqiptarëve në Malin e Zi u mohohen të drejtat

13 Tetor, 2010
in Lajme
Sinishtaj pohon se shqiptarëve në Malin e Zi u mohohen të drejtat
Share on FacebookShare on Twitter

Tuz, 12 tetor – Deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi, Vasel Sinishtaj, këshilltar i Iniciativës qytetare në Kuvendin e Komunës Urbane të Tuzit, nëpërmjet një letre të hapur, dërguar shefit të Misionit të Bashkimit Evropian në Podgoricë, Leopold Maurer, kërkon nga ai që të intervenojë në Malin e Zi sepse “nuk po përfillet Kushtetuta, nuk nxirren ligje mbi bazat e saj dhe shqiptarëve nuk u garantohen të drejtat e arritura”.

Sinishtaj pyet autoritetin evropian se si mund të quhet ky shtet qytetar derisa në të nuk zbatohet akti më i lartë juridik, derisa shqiptarët nuk mund të përdorin gjuhën amtare dhe alfabetin e tyre, raporton KosovaLive nga Tuzi.

“Serbët në Kosovë, edhe pse nuk i njohin institucionet e sistemit dhe bojkotojnë zgjedhjet, i kanë të siguruara së paku dhjetë mandate në Kuvendin e Kosovës dhe pesë komuna të reja, ose malaziasit, rreth 3 mijë sish në Kosovë, kërkojnë t’u sigurohet një mandat.

Ndërkaq, ne 42 mijë shqiptarë, ose mbi 7 për qind sa jemi në Mal të Zi, po na rrëmbehen të drejtat e arritura – pesë vende në Parlament, na refuzohet kërkesa për themelimin e komunës së plotë të Malësisë/Tuzit, edhe përkundër faktit se respektojmë institucionet e sistemit dhe nuk i bojkotojmë zgjedhjet malazeze”, – nënvizon Sinishtaj.

”Një politikë e këtillë, ka ndikuar që sot nga viset e tyre etnike në Malin e Zi të ketë më shumë shqiptarë të shpërngulur se sa në vatrat e tyre mijëvjeçare”, i shkruan ndër të tjera deputeti Sinishtaj shefit të Misionit të Bashkimit Evropian në Podgoricë, Leopold Maurer. /Koha Net/

KOMENTOJE

Previous Post

Hillary Clinton sot në Kosovë

Next Post

Djegia e flamurit dhjetëra të rinj protestë para Ambasadës Serbe +VIDEO

Next Post
Tifozët Kuq e zi djegin flamurin serb

Djegia e flamurit dhjetëra të rinj protestë para Ambasadës Serbe +VIDEO

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org