• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 24 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Sport

Kuqezinjtë shkëlqejnë, por marrin vetëm 1 pikë

8 Tetor, 2010
in Sport
Kuqezinjtë shkëlqejnë, por marrin vetëm 1 pikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja kuqezi, edhe pse pa trajnerin Kuzhe në stol, luajti një lojë dinjitoze dhe ka marrë një barazim mëse të merituar përballe Bosnjes në ndeshjen e luajtur në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Ndeshja nisi e balancuar me të dyja skuadrat më shumë të kujdesshme për të mos pësuar gol. Pikërisht këtë të fundit, të parët që e gjejnë ishin boshnjakët të cilët duke përfituar edhe nga mungesa e Agollit në krahun e majtë të mbrojtjes shqiptare i cili kishte dalë për të marrë ndihmën mjekësore pas një dëmtimi të pësuar në gju, gjejnë golin e avantazhit me anë të sulmuesit Ibiseviç që shfrytëzon mjaft mirë një kros të ardhur nga e majta e mbrojtjes kuqezi.

Kuqezinjtë mundohen të reagojnë dhe në një rast të tillë sulmuesi shkodran, Hamdi Salihi godet traversën kundërshtare pas një topi perfekt të marrë nga mesfusha, që gjithësesi lë rezultatin 0-1 për miqtë. Por kur mendohej se 45 minutat e para po përfundon në disavantazh të Shqipërisë, një top i prekur qëllimisht me dorë nga boshnjaku Mravac sjell një goditje dënimi për kuqezinjtë mjaft pranë vijës së zonës së rreptësisë. Ekzekutimi merret përsipër nga Duro i cili godet mjeshtërisht duke barazuar gjithçka. Pjesa e parë përfundon 1-1.

Fraksioni i dytë i takimit nis më mirë për kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë shfaqen disa herë të rrezikshëm me aksione model, por finalizimi i tyre mbeti një tabu deri në përfundim të ndeshjes. Takimi u mbyll në barazim 1-1.

Pas kësaj ndeshje Shqipëria, duke përfituar edhe nga barazimi pa gola i Bjellorusisë me Luksemburgun, renditet e para në grup në kuotën e 5 pikëve duke lënë pas bjellorusët, po me 5 pikë dhe Bosnjen me 4 pikë. Të shtunën luhet ndeshja tjetër e grupit tonë, ajo mes Francës dhe Rumanisë, dy pretendenteve kryesorë për kualifikim. /top-channel.tv/

KOMENTOJE

Previous Post

Laleviq: Nëse ju keni prova, tregoni

Next Post

Tifozat Kuq e Zi nga Malësia në ndeshjen kundër Bosnjës

Next Post
Tifozat Kuq e Zi nga Malësia në ndeshjen kundër Bosnjës

Tifozat Kuq e Zi nga Malësia në ndeshjen kundër Bosnjës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org