• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 2 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Ambasadorja e Republikës së Turqisë vizitoi Komunën urbane të Tuzit

6 Tetor, 2010
in Lajme
Ambasadorja e Republikës së Turqisë vizitoi Komunën urbane të Tuzit
Share on FacebookShare on Twitter

Kumtesë për opinion me rastin e vizitës së Ambasadores të Republikës së Turqisë, Znj. Emine Birgen Kesoglu

Sot për vizitë në Komunën urbane të Tuzit ka qenë ekselenca e saj Emine Birgen Kesoglu, ambasadorja e Republikës së Turqisë në Mal të Zi. Mysafiren e nderuar e ka takuar kryetari i Komunës urbane të Tuzit, Nikollë Gegaj, kurse në takim morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit, Fadil Kajoshaj dhe këshilltari në Kuvendin e Komunës urbane të Tuzit, Nexhad Dresheviq.
Gjatë takimit kryetari i Komunës urbane të Tuzit, Nikollë Gegaj ka thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivel të lartë, ç’gjë pos tjerash e vërteton edhe ky takim. Poashtu, thotë se Komuna urbane e Tuzit si mjedis multikultural, multikonfesional dhe multinacional është shumë tolerante dhe e gatshme për bashkëpunim me të gjithë, e posaçërisht me miqtë tradicional. Ka treguar se Qeveria turke dhe investitorët turq kanë qenë edhe më parë të pranishëm në trevën tonë, përmes Agjencionit qeveritar për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar, gjegjësisht TIK-ës, përmes investimeve siç janë ndërtimi i Medresës në Milesh, Xhamia e vjetër Nizame në Tuz dhe restaurimi i varrezave osmane. E ka njoftuar mysafiren me të dhënat elementare të cilat e karakterizojnë trevën e Komunës urbane të Tuzit, me resurset me të cilat disponon, si dhe me funkcionimin e vetëqeverisjes lokale në trevën tonë. Ka theksuar që nxitja e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes TIK-ës dhe Komunës urbane të Tuzit është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin e kësaj treve. Si një ndër projektet në të cilat do të mund të kyçej ky agjencion përmend rekonstruktimin e rrjetit primar të ujësjellësit në Tuz, si qendër vendore të Komunës urbane të Tuzit. Gjatë bisedës është përmend edhe projekti i ndërtimit të Tregut të gjelbër me qendrën tregtare në Tuz. Poashtu është propozuar që me rastin e vizitës Malit të Zi, të ndonjë delegacioni të biznesmenëve turq, të organizohet një takim i përbashkët në Tuz me biznesmenët tanë, në mënyrë që të shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit.
Ambasadorja Birgen Kesoglu është pajtuar me atë se marrëdhëniet mes dy shteteve janë të shkëlqyera. Shton se ka vend për përmirësimin e tyre përsa u përket marrëdhënieve ekonomike, si dhe që ajo do të punojë në drejtim të intensifikimit të tyre. Thekson që treva e Komunës urbane të Tuzit është shumë atraktive për investime dhe ata i udhëzojnë investitorët që të investojnë në këtë trevë. Në lidhje me projektet në të cilat do të mund të merrte pjesë TIK-a, thotë që në kontaktet me ta do t’ua shpalos mundësitë e bashkëpunimit dhe investimit në këtë trevë.
Pjesëmarrësit e takimit kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm më intenziv, kurse kryetari i Komunës urbane të Tuzit, Nikollë Gegaj i është falenderuar mysafires për vizitën.
/Kryetari i KU Tuz, Nikollë GEGAJ/

KOMENTOJE

Previous Post

Ndarja e mirënjohjeve nxënësve të dalluar të shkollave fillore dhe të mesme nga treva e Komunës urbane të Tuzit

Next Post

Parlamenti Europian miratoi heqjen e vizave për Shqipërinë

Next Post
Parlamenti Europian miratoi heqjen e vizave për Shqipërinë

Parlamenti Europian miratoi heqjen e vizave për Shqipërinë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org