• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 8 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Dritë e gjelbërt për raportet e sipërmarrjeve publike

2 Tetor, 2010
in Lajme
Në seancën e djeshme të Kuvëndit të KU të Tuzit ish kryeparlamentari i KU të Tuzit përsëri aktualizon çështjen e flamurit boshnjak, njëkohësisht pergaditë aktpadi kundra kreut të KU të Tuzit
Share on FacebookShare on Twitter

Tuz – Të martën u mbajt seanca e katërt e radhës e Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit me një pikë të rendit të ditës – Propozimin e mendimeve mbi raportet e punës për vitin 2009 të sipërmarrjeve publike të Kryeqytetit. Para këshillëtarëve të KU të Tuzit ishin raportet e punës së sipërmarjeve: “Vodovod i Kanalizacija”, ”Çistoqa“, “Zelenilo”, “Pogrebne Usluge”, “Komunalne Usluge”, ”Deponija”, “Trzhnice i Pijace“, “Putevi”, “Parking servis”, si dhe raporti i sipërmarrjes “Agencija za stanovanje”.
Që nga fillimi i punës së Komunës Urbane të Tuzit, administrata dhe Kuvendi i saj për katër vite me radhë jep mendim pozitiv në këto raporte edhe pse kanë ngelur pa u realizuar po të njëjtat investime kapitale në infrastrukturën lokale, siç janë: investimet në Ujësjellësin e Tuzit në vlerë prej një milion euro, investimet për aksin rrugor Tuz-Mataguzh me vlerë prej 700 mijë euro, investimet në ndërtimin dhe rikonstruktimin e rrjetit rrugor Dinoshë-Pikalë – Triesh dhe atij Fundna – Kojë, në vlerë prej 300 mijë euro, investimet në ndërtimin e tregut në vlerë prej 200 mijë euro, investimet në rregullimin e lumit Urrela, investimet në ndërtimin e poligoneve sportive, investimet në rregullimin e burimit të Radeqit dhe Vulaj – Kshevë, investimet në hartimin e dokumentacionit planifikues, investimet në ndërtimin e trotuareve në Tuz, investimet për ndërtimin e varrezave në hapësirën e KU të Tuzit, si dhe investimet në dy projekte kapitale ndërtimore siç janë objektet kulturore të Vranës dhe Mileshit dhe punimet në stadiumin e qytetit.
Pas një debati ku u paraqitën mangësitë të këtyre raporteve nga ana e disa këshilltarëve të opozitës, konkretisht të këshilltarit të LD në MZ, Nikollë Camaj, këshilltarit të Iniciativës Qytetare, Maliq Çunmulaj, dhe këshilltarit të Listës për Tuzin, Muhamed Gjokaj, Kuvendi i Komunës Urbane të Tuzit duke votuar veç e veç për çdo raport të sipërrmarrjeve publike, dha mendim pozitiv në të gjitha raportet e parashtruara nga këto sipërmarrje. /Muhamed Gjokaj – Koha Javore/

KOMENTOJE

Previous Post

Vrasje në tregun e Tuzit

Next Post

Duka: Për Kuzhen presim mjekët – Kuqezinjtë në kor: Kuzhe,të qëndrojë

Next Post
Kuze pëson gjakderdhje në tru

Duka: Për Kuzhen presim mjekët - Kuqezinjtë në kor: Kuzhe,të qëndrojë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org