• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 21 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Shqipëria mposht Luksemburgun, del në krye të grupit (video)

7 Shtator, 2010
in Etnike/Rajoni/Bota
Shqipëria mposht Luksemburgun, del në krye të grupit (video)
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka fituar 1-0 ndeshjen ndaj Luksemburgut, e vlefshme për eleminatoret e EURO 2012.

Kombëtarja kuqezi ka kaluar në avantazh në minutën e 37 me anë të Salihit, pas një krosi të ardhur nga krahu i djathtë i sulmit kuqezi.

Në 45 minutat e para skuadra jonë përfaqësuese ka zhvilluar një lojë shumë të mire, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare.

Në minutat e para të pjesës së dytë Luksemburgu detyrohet të luajë me 10 lojtarë pas daljes së Mutsch, i ndëshkuar me dy kartona të verdhë, për një simulim brenda zonës sonë të rreptësisë.

Në minutat në vijim skuadra jonë kombëtare zhvillon disa sulme në portën kundërshtare, por pa arritur të prekë rrjetën.

Dy rastet më të mira për kuqezinjtë u regjistruan në minutën e 80-të dhe 81-të. Në të dy herët, rreziku erdhi pas rivënieve nga këndi. Në të parën kërcënoi Lorik Cana, ndërsa në të dytën Hamdi Salihi. Një goditje pati edhe Ervin Skela në minutën e 86-të.
“Është shumë pozitive, pavarësisht se nuk shkëlqyem. Kemi ende shumë punë, por jemi të kënaqur sepse e kemi nisur shumë mirë edicionin. Të shohim se deri ku mund të arrijmë. E dinim që do të luante kështu Luksemburgu, pasi nuk është kundërshtar agresiv. Ata patën disa raste, por ne dominuam”, ka thënë mbrojtësi shqiptar Lorik Cana.
Ndeshjen e radhës Shqipëria do ta luajë kundër Bosnjë & Hercegovinës më 8 tetor në Tiranë.
“Shpresoj që të fitojë 1-0 edhe kundër Bosnjës”, ka thënë Kuzhe.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria ka katër pikë. Shqipëria vetëm katër ditë më herët nxori barazim kundër Rumanisë në Bukuresht (1:1) në hapje të eliminatoreve.
“Jam shumë i lumtur për këtë fitore. Mendoj se luajtëm mirë, por ata treguan shpirt garues dhe kjo na pengoi disi. Në pjesën e dytë pritëm që të luanim më tepër në sulm, por nuk ia arritëm. Ishte e vështirë sepse ata luajtën pisët në duele. Mbuloheshin edhe me nëntë lojtarë në zonë dhe luanin shumë ashpër”, ka thënë seleksionuesi i Shqipërisë, Josip Kuzhe. /NOA/

KOMENTOJE

video: http://www.youtube.com/watch?v=0x41JX1CX6E

Previous Post

Shpallen kuotat e rezervuara për studentët shqiptarë në Mal të Zi që duan të regjistrohen në universitetet publike të Shqipërisë në vitin akademik 2010/2011

Next Post

Dokumentari Plava dhe Gucia (VIDEO)

Next Post
Dokumentari Plava dhe Gucia (VIDEO)

Dokumentari Plava dhe Gucia (VIDEO)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org