• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 23 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Muzeu Etnografik kremtoi 8 vjetorin e themelimit

13 Maj, 2010
in Etnike/Rajoni/Bota
Muzeu Etnografik kremtoi 8 vjetorin e themelimit
Share on FacebookShare on Twitter

Malësi – “Muzeu etnografik i Malësisë” të shtunën kremtoi 8 vjetorin e themelimit . Me këtë rast kryetari dhe pronari i Muzeut të parë të Malësisë Shtjefën Baci Ivezaj priti mysafirët, të cilët erdhën për të uruar përvjetorin këtij entuziasti i pa lodhur nga Malësia. Në mesin mysafirëve ishte edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z. Tonin Beci me të shoqen , Nënprefekti i Malësisë së Madhe z. Sytki Ndrecaj si dhe publicisti nga Shqipëria Ndue Bacaj. Fjalën hyrëse e mbajti Sokol Lulgjuraj si njohës dhe hulumtues i lashtësisë sonë ai falënderoj z. Ivezaj për punën e bërë në ruajtjen e eksponateve me vlerë të veçantë për trevën e Malësisë. Me këtë rast foli edhe Ambasadori i republikës së Shqipërisë z.Tonin Beci, i cili falënderoj Ivezajn në përkushtimin e tij në ruajtjen e po atyre vlerave që populli shqiptarë me shekuj i ka ruajt dhe në këtë mënyrë ato vlera do tu përcjellën brezave të rijnë. Kurse nënprefekti i Malësisë së Madhe z. Sytki Ndercaj tha se “si Malësor sot ndihem krenar për punën që ka bërë Shtjefën Ivezaj”.
Ndue Bacaj për këtë rast, mbajti ligjëratë, me një studim të hollësishëm të lashtësisë sonë si dhe rëndësia e ruajtës së eksponateve të cilat sot gjinden të ekspozuara në Muzeun etnografik të Malësisë. Këta dy pleq që shtëpinë e vet ia dhuruan Malësisë thonë se, “respektin më të madh që mund të më jepni është të na vizitoni dhe të shihni me sytë tuaj, se si dy pleq, që nga 1 maj të vitit 2002, shtëpinë tonë familjare e shendrruam në Muzeun Etnografik të Malësisë”. Tani ata jetojnë në ballkon, i cili është vetëm 8 metra katrorë, por jetojnë me krenari ndër këto eksponate me vlerë nga të parët tonë.
Shtjefën Ivezaj është edhe fituesi i Çmimit të Komunës Urbane për kontributin e ruajtjes së kulturës së Malësisë. /Muhamed Gjokaj/

KOMENTOJE

Previous Post

Maqedoni – Përleshje e armatosur në afërsi të Radushës, 4 të vdekur

Next Post

Filloi fushata zgjedhore në Malësi

Next Post
Filloi fushata zgjedhore në Malësi

Filloi fushata zgjedhore në Malësi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org