• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 21 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Kreshnik Qato tjetër triumf, mbron kurorën

6 Maj, 2010
in Etnike/Rajoni/Bota
Kreshnik Qato tjetër triumf, mbron kurorën
Share on FacebookShare on Twitter

Boksieri shqiptar mundi dje në “Asllan Rusi” rivalin argjentinas, duke mbrojtur kurorën e kampionit Boksieri shqiptar Kreshnik Qato ka mundur mbrëmë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet rivalin e tij nga Argjentina, Esteban Valdemar Ponce, duke e mbrojtur për të 4-n herë në karrierën e tij titullin e kampionit të botës në peshat e mesme, versioni WBF. Përpara mijëra tifozëve shqiptarë, 32-vjeçari Qato tregoi edhe një herë aftësitë e tij si boksier profesionist, duke arritur suksesin e tij të 22-të në karrierë. Përballë boksierit shqiptar ishte një rival solid dhe me karrierë të gjatë në boksin profesinist, si Esteban Ponce, 26 vjeç nga Buenos Airesi, me një bilanc prej 16 fitoresh (8 me KO), 4 humbjesh dhe një barazim.
Dueli i djeshëm ishte i pari për Ponce me 12 raunde, çka e favorizoi disi boksierin shqiptar, që edhe më parë kishte garuar në një duel kaq të gjatë. Kjo u pa gjatë sfidës, ku pas dy raundeve të para të ekuilibruara, Ponce arrin të godasë me të majtën Qaton në raundin e tretë, që humbet ekuilibrin. Por pas raundit të pestë, boksieri shqiptar nis gradualisht të rikuperojë, është më i saktë në gjuajtjet e tij dhe në raundet e fundit epërsia e tij bëhet e ndjeshme.
Ponce nuk ka më qartësinë e raundeve të para, ndërsa Qato thellon edhe më shumë fitoren e tij, i mbështetur edhe nga publiku i zjarrtë. Të tre
gjyqtarët japin një vendim unanim në favor të Kreshnik Qatos (118-109, 117-110, 118-109), që nis festën. Të shumtë edhe personalitetet që e
ndoqën ndeshjen, që vinin nga politika, sporti e më gjerë, të cilët brohoritën dhe festuan triumfin e Qatos. Në renditjen botërore të boksit profesionist, shqiptari Qato renditet i 39 ti midis 1.050 boksierëve, ndërsa në renditjen europiane mban vendin e 21 të midis afro 302 boksierëve.

TRIUMFI I SHALES Mbrëmja e djeshme e boksit në kryeqytet u hap me duelin midis kosovarit Shpëtim Shala (pesha 81 kg) dhe kroatit Josip
Halusiç (pesha 82 kg). Një duel i dominuar nga Shala, që arriti edhe ta rrëzojë në tapet për një çast rivalin kroat, duke fituar më pas me vendim unanim pas 6 raundesh. Gjyqtari i parë i ka dhënë boksierit kosovar fitoren në shifrat 53 16, i dyti në shifrat 54 16, çka ka mjaftuar për t’i dhënë Shalës fitoren, edhe pse gjyqtari i tretë ka dhënë pikët 54 59 në favor të kroatit.

DUELI HUNGAREZ – Në një duel hungarez prej 10 raundesh, Laszlo Hubert është ndeshur me veteranin Zoltan Beres për titullin WBF International për peshat e rënda, duke fituar pas raundit të 6-të. Beres është skualifikuar nga gjyqtarët e ndeshjes për shkak të shkeljes së rregullores dhe goditjes së palejueshme të kundërshtarit kur kishte rënë gongu. Gjithsesi, Hubert e dominoi duelin, duke e detyruar Beres që të humbasë qetësinë. Në mbyllje të raundit të 6-të, Beres ka goditur kundërshtarin dhe kjo ka çuar në skualifikimin e tij.

DUELI I FEMRAVE – Një risi në duelet e djeshme në “Asllan Rusi” ishte ajo midis dy boksiereve femra. Njëra nga vajzat ishte Laura Saperstein, e lindur në Australi, ndërsa tjetra ishte Daniela David nga kryeqyteti i Rumanisë, Bukureshti. Ky duel ka qenë mjaft i ekuilibruar dhe të dyja boksieret kanë dhuruar spektakël, duke mos i hapur rrugë njëra tjetrës dhe ndeshja është mbyllur në barazim nga gjyqtarët. /Top Channel/

Previous Post

Argjentina Ramosaj: Më pëlqen të fle lakuriq

Next Post

Për dhe kundër koalicionit “Për Ulqinin evropian”

Next Post
Për dhe kundër koalicionit “Për Ulqinin evropian”

Për dhe kundër koalicionit “Për Ulqinin evropian”

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org