• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 23 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Shqiptarët në Mal të Zi nuk merren vesh për zgjedhjet e ardhshme lokale

20 Prill, 2010
in Etnike/Rajoni/Bota
Shqiptarët në Mal të Zi nuk merren vesh për zgjedhjet e ardhshme lokale
Share on FacebookShare on Twitter

Derisa Unioni Demokratik i Shqiptarëve /UDSH/, tashmë është i sigurt se në dy komunat me shumicë shqiptare, Ulqin e Tuz, do të dalë në zgjedhjet lokale të 23 majit me Partinë Demokratike të Socialistëve /PDS/, partitë tjera shqiptare kanë mbetur në një udhëkryq për sa i përket koalicioneve për këto zgjedhje.
Unioni Demokratik i Shqiptarëve /UDSH/ tashmë dihet se në dy komunat me shumicë shqiptare, Ulqin e Tuz, do të dalë në zgjedhje me Partinë Demokratike të Socialistëve /PDS/. Për të pranuar këtë koalicion UDSH ka kërkuar nga socialistët e Gjukanoviqit përkrahjen për referendumin mbi statusin e Komunës së plotë të Tuzit.
Ndërkaq, partitë tjera shqiptare kanë mbetur në një udhëkryq për sa i përket koalicioneve për këto zgjedhje.
Kryetari i subjekti politik parlamentar, Iniciativës Qytetare të Malësisë, Vasel Sinishtaj deklaroi ditën e martë për KosovaLive se gjatë dy ditëve të ardhshme duhet të përfundohen negociatat me dy simotrat tjera shqiptare, Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, dega në Malësi dhe me Alternativën Shqiptare. Sinishtaj thotë se subjekti i tij dy partive tjera u ka bërë ofertën, sipas tij, më të favorshme.
Ndërkaq, LD në MZ, dega në Malësi, në fundjavën e kaluar u ka dërguar ftesë për koalicion partive shqiptare. Jo zyrtarisht mësojmë se UDSH ka sugjeruar që të bashkohen me të edhe të hyjnë në koalicion me PDS-në.
Socialdemokratët e Ulqinit, përfundimisht janë përcaktuar që të shkojnë vetëm në zgjedhje, duke u shkëputur nga koalicioni “Për Ulqinin evropian” me UDSH-në dhe PDS-në që ka ekzistuar gjatë mandatit të kaluar vendor.
Gjendja më e rënduar e subjekteve politike shqiptare del ajo në Anë të Malit. Dega e LD në MZ, Aleanca e Re dhe Bashkimi Demokratik tash disa ditë radhazi po zhvillojnë negociata, por pa sukses, për një listë të përbashkët zgjedhore për zgjedhjet e 23 majit.
KosovaLive mëson se Aleanca e Re në asnjë mënyrë nuk pranon të përfshihet në këto negociata, por kjo thuhet edhe për Degën e LD në MZ në Ulqin. Kjo pa dyshim ka futur huti të madhe te elektorati shqiptar në komunën e Ulqinit./Koha Ditore/

KOMENTOJE

Previous Post

Pavarësinë e Malit të Zi ende nuk e kanë pranuar 72 shtete

Next Post

Ferhat Dinosha refuzoi Koalicionin Shqiptarë

Next Post
Ferhat Dinosha refuzoi Koalicionin Shqiptarë

Ferhat Dinosha refuzoi Koalicionin Shqiptarë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org