• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 24 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Homazh për viktimat shqiptare në Malësinë e Rozhajës

19 Prill, 2010
in Etnike/Rajoni/Bota
Homazh për viktimat shqiptare në Malësinë e Rozhajës
Share on FacebookShare on Twitter

Rozhajë, 19 prill – Një homazh kushtuar 21 viktimave të pafajshme shqiptare të Kosovës, të cilët njëmbëdhjetë vjet më parë u likuiduan nga forcat paramilitare të ushtrisë serbo-malazeze në Malësinë e Rozhajës, derisa ishin nisur të kërkojnë shpëtim te shqiptarët në Mal të Zi, ka tubuar të dielën në Rozhajë shqiptarë nga vise të ndryshme të Malit të Zi dhe të Kosovës.
Homazhi ishte organizuar nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, ndërsa po merrnin pjesë shqiptarë nga komuna e Rozhajës, familjarë të viktimave, përfaqësues të lartë të Lidhjes Demokratike në Malin e Zi, shkrimtarë nga të gjitha viset etnike shqiptare në Malin e Zi, nga Klina dhe autorë boshnjakë nga Sanxhaku, ka raportuar KosovaLive.
Njëmbëdhjetë vjet më parë, të përndjekurit kosovarë ishin nisur të kërkojnë shpëtim te shqiptarët në Mal të Zi, por pikërisht në hyrje të vendbanimeve shqiptare, ata u priten edhe u pushkatuan nga kriminelët serbo-malazezë.
Si dëshmi për këtë, me këtë rast u përurua libri lbri “Shtigjet e përgjakura”, të autorit Ali Daci. Redaktori Fran Camaj dhe recenzenti i librit, Selim Daci apostrofuan se ky libër i publicistit dhe veprimtarit Ali Daci, në 225 faqe me rrëfime rrënqethëse të dëshmitarëve, familjarëve të viktimave, me fotografi, dokumenton për një masakër dhe krim lufte, të cilin gjyqësia malazeze nuk e zbardh dot.
Avokati rozhajas, Velia Muriq ka theksuar se nuk heq dorë për të zbardhur këtë krim të paparë të vrastarëve të fëmijëve, grave dhe pleqve. Ai shpreson se autori do të bëjë të pamundurën që sa më parë ta përkthejë këtë libër edhe në gjuhën boshnjake, sepse edhe ky komunitet është angazhuar me të gjitha mundësitë njerëzore për të strehuar të përndjekurit kosovarë.
Në fshatin Husaj, aty ku u ekzekutuan të përndjekurit të pafasjshëm, në shenjë kujtimi për viktimat, delegacionet e familjarëve të viktimave, të LD në MZ, të shkrimtarëve, vendosen kurora lulesh.
Në Gjykatën e Lartë në Bijello Pole, më 28 e 30 prill pritet të mbahet seanca kryesore ndaj të akuzuarve për këto krime./Koha Ditore/

KOMENTOJE

Previous Post

Kush kërkon pajtim me Serbinë është pjellë e shtrigave

Next Post

Pavarësinë e Malit të Zi ende nuk e kanë pranuar 72 shtete

Next Post
Pavarësinë e Malit të Zi ende nuk e kanë pranuar 72 shtete

Pavarësinë e Malit të Zi ende nuk e kanë pranuar 72 shtete

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org