• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 12 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Kadare anulon vizitën në Greqi: Ushtria juaj na fyeu rëndë

17 Prill, 2010
in Etnike/Rajoni/Bota
Kadare anulon vizitën në Greqi: Ushtria juaj na fyeu rëndë
Share on FacebookShare on Twitter

Skandali i forcave speciale greke që hodhën në paradën ushtarake thirrje antishqiptare ka bërë që shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare të anulojë zyrtarisht vizitën e tij në Athinë, e programuar për t’u realizuar më 19 prill.

Kadare ishte i ftuar nga autoritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Pallatit të Kulturës (Megaro Muzikis Athinon) për një agjendë me qytetarët në Athinë ku do të prezantohej si një ndër shkrimtarët më të nderuar me çmime të rëndësishme ndërkombëtare.

Vetë Ismail Kadare përmes një letre zyrtare ka deklaruar se ai ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoninë e 19 prillit 2010 në Athinë.

Në letrën e shkrimtarit 74-vjeçar që jeton në Paris, thuhet se “unë kam vendosur të anuloj vizitën time në Athinë, për shkak të ngjarjeve të 25 marsit 2010 në Athinë, ku forcat ushtarake të Greqisë në paradën zyrtare me rastin e Festës Kombëtare Greke, hodhën parulla antishqiptare”.

“Këto thirrje u karakterizuan nga doza racizmi kundër shqiptarëve ndaj unë vendos të anuloj vizitën sime në vendin tuaj”, deklaron Kadare në letrën e tij.

“Ju e dini shumë mirë, – vijon shkrimtari shqiptar i përmasave botërore, – që kam admirim për letërsinë greke dhe për kulturën greke, por unë besoj se brenda një klime të tillë, e cila është larg çdo gjurme të qytetërimit, vizita ime do të ishte e papërshtatshme”.

Kurse në përfundim Kadare thotë: “Dua shumë të vij në Greqi dhe shpresoj se këtë do ta bëj në të ardhmen”.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i autoriteteve zyrtare në Athinë: “Me të vërtetë shprehim keqardhje nga ky vendim që ka marrë Ismail Kadare. Ne e kuptojmë se vendimi ka ardhur për arsye se ajo që ndodhi ishte një incident i pakëndshëm i cili është dënuar nga opinioni publik grek”, thuhet në deklaratën zyrtare që ka lëshuar drejtoria e Kulturës dhe Artit.

“Ne besojmë se një përgjigje efektive për sjelljen ekstreme është promovimi i dialogut konstruktiv”, vijon deklarata zyrtare.

Kurse vë në dukje më tej se nisur nga këto argumente, ka bërë “çdo përpjekje për të kthyer mendjen e autorit të vlerësuar me çmime për të ardhur në Athinë”. “Ne shpresojmë se në të ardhmen do të ketë një mundësi të shpejtë për miqtë e shumtë të Ismail Kadaresë për të realizuar mbërritjen e tij në Athinë”, – përfundon deklarata. /noa/

KOMENTOJE

Previous Post

Podgorica anashkalon shkrimtarët dhe botuesit shqiptarë nga Ulqini

Next Post

Kush kërkon pajtim me Serbinë është pjellë e shtrigave

Next Post
Kush kërkon pajtim  me Serbinë  është   pjellë e shtrigave

Kush kërkon pajtim me Serbinë është pjellë e shtrigave

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org