• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 13 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Manifestim për 6 Prillin në Bardhaj të Hotit

7 Prill, 2010
in Etnike/Rajoni/Bota
Manifestim për 6 Prillin në Bardhaj të Hotit
Share on FacebookShare on Twitter

Të martën me 6 prill në nderë të 6 prillit të 1911, ngritjes së flamurit kombëtarë shqiptarë në Bratilë të Deçiqit, u organizua një manifestim në Bardhaj tek shtëpia muze e Ded Gjon Lulit.
Është kjo datë me rëndësi në historinë shqiptare, kur para 99 viteve në Kryengritjen e Malësisë së Madhe të vitit 1911, në Bratilën legjendare valëviti flamuri kuq e zi.
Organizatori SHKA Ded Gjon Luli nga Malësia të ftuar në këtë manifestim kishte: Fran Camaj, fjala e rastit, Azgan Haklaj (nga Unioni Artistik Kombëtarë) fjala përshëndetëse, Tonin Beci, ambasador i Shqipërisë në Mal të Zi, Qytki Ndrecaj, nga prefekti i Malësisë së Madhë, Shoqatat Kulturo-Artistike Rapsha dhe Liria, artistët/këngëtarët Qerim Syla, Jonuz Delaj, Gjon Frroku, Jasmin Nikaj dhe Lindon Camaj.
Numri i të interesuarve të jenë prezent pran shtëpisë muze të Dedë Gjon Lulit, për këtë datë të rëndësishme nuk ishte edhe aq i kënaqshëm.
Kryengritja e Malësisë e 1911 edhe pse nuk arriti qëllimet e veta, krijimin e kryengritjes së përgjithshme shqiptare dhe autonomi për Shqipërinë, është një ndër kryengritjet më të rëndësishme shqiptare pasi ajo ishte një hap i madh përpara Kryengritjes së Kosovës të 1910 dhe vlerësohet si prologu i kryengritjes së përgjithshme të 1912 dhe shpalljes së Pavarësisë në Vlorë.

Lidhja Demokratike dhe Alternativa Shqiptare vizitojnë Bratilën, vendi ku u ngrit flamuri

Lidhja demokratike dhe Alternativa Shqiptare vazhduan traditën, te cilën, subjekti i pare politik i shqiptarëve në Mal të Zi, e kishte filluar që në themelim, për të vizituar vendin e ngritjes së flamuri tonë kombëtar, më 6 prill 1911. Pra, si edhe çdo vit më parë, që nga viti 1991, edhe sivjet, ata ishin në Bratilën legjendare, kujtuan dhe u përkulën para sakrificave të malësorëve trima, e pastaj iu bashkëngjiten manifestimit qendror në Bardhaj të Hotit, pranë voters së Ded Gjon Lulit dhe, së bashku me qindra malësorë të tjerë, festuan këtë datë të lavdishme të historisë sonë.
Organizatorët falenderojnë Martinin e Kolë Tomës Dedvukaj, i cili çdo vit, i pret e përcjellë, me bujarinë malësore, të gjitha ata që për nderë të kësaj Dite të madhe për Malësinë, dalin në Bratilë.

FOTOGRAFITË – KOMENTOJE

Previous Post

Europa nuk duhet te gaboj me, duke pranuar ne gjirin e saj shtete kriminale si Malin e Zi, Serbine dhe Maqedonine, qe vazhdojne te shtypin e diskriminojne shqiptaret

Next Post

“Forca” del vetëm në votime, subjektet tjera politike shqiptare mbeten të hapura për bisedime

Next Post
“Forca” del vetëm në votime, subjektet tjera politike shqiptare mbeten të hapura për bisedime

“Forca” del vetëm në votime, subjektet tjera politike shqiptare mbeten të hapura për bisedime

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org