• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 23 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Bishat nga Karpatet prapë po tallen me viktimat e masakrës së Qyshkut

19 Mars, 2010
in Etnike/Rajoni/Bota
Bishat nga Karpatet  prapë  po tallen me viktimat  e masakrës së Qyshkut
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte zhvilluar pas luftës në Gjykatën e Pejës një gjykim maratonik ndaj serbit Veselin Beshoviq, që po akuzohej për krime lufte kundër njerëzimit , të kryera në shumë fshatra të komunës së Pejës. Prokurori ndërkombëtar, Kamudoni Nyasulu, kishte mbledhur me kujdes fakte e argumente. Ishin ftuar në gjyq edhe dhjetëra dëshmitarë . Kishin ardhur për të dhënë deklaratat e tyre edhe tre të mbijetuarit në masakrën e Qyshkut. I kisha përcjellë gjithë seancat e këtij gjykimi në cilësinë e gazetarit bashkë me kolegët e mi. Fjalët e dëshmitarëve ishin plot me argumente rrëqethëse. Makineria vrastare serbe kishte vrarë 47 civilë dhe për të humbur gjurmët e krimit ua kishte vënë zjarrin kufomave. “Drejtësia” e përbërë nga ndërkombëtarët dëgjoi e dëgjoi gjithë ato dëshmi. Shikoi nga afër Beshoviqin që po akuzohej për shumë e shumë krime dhe solli vendimin, që opinioni e quajti nënçmues për viktimat e masakruara dhe për të gjallët, që kishin parë gjithë ato tmerre. Vrasësi Beshoviq u shpall fajtor për t’u dënuar vetëm me 7 vite heqje lirie, dënim, që nuk e mbajti të plotë. Ky aktvendim u shpall në gjyqin e Pejës më 26 qershor të vitit 2003. Serbia u kënaq me këtë vendim të “drejtësisë” dhe tallej për të dytën herë me viktimat e masakrës së 14 majit të vitit 1999.

Banorët e mbetur gjallë të Qyshkut po mundoheshin t’i shëronin plagët e rënda dhe dhembjen bashkë me banorët e Siperantit e Paulantit, që po më 14 maj të vitit 1999 panë tmerre , vrasje e masakra në fshatrat e tyre. Ishte ajo ditë kobi kur vrasësit nga Karpatet po shfrynin mllefin shtazarak mbi çdo gjë shqiptare. Të gjallët në çdo përvjetor vizitojnë përmendoret dhe lehtazi prekin emrat e skalitur në të. Edhe këta dy fëmijë, që tani janë burrëruar bukur shumë, çdo 14 maj vizitojnë përmendoren e mermertë dhe e dinë se pa më të dashurit i ka lënë dora vrastare e kriminelëve serbë. Banorët e këtij fshati të plagosur rëndë nga lufta, ashtu spontanisht, pritnin se drejtësia ndërkombëtare do të bëj diç për t’i vënë para drejtësisë vrasësit, por “drejtësia” nuk bëzante. Në vend të saj këtyre ditëve është ngritur në këmbë gjykata serbe për të “gjykuar” 9 nga shumë e shumë autorët e krimeve e vrasjeve në Qyshk. Prapë po tallen bishat e Karpateve me viktimat e masakrës së Qyshkut dhe prapë po ua hapin plagët e vjetra të mbijetuarve. Ata u janë rikthyer kujtimeve të tmerrshme dhe rrëfejnë për kobin që kishin parë atë ditë të majit. Në Kosovë aty e këtu ndonjë zë kritike kundër Serbisë dhe “drejtësisë” së saj dhe asgjë më shumë. Evropa e bota hesht dhe mbase edhe do t’i duartrokas këtij veprimi të shtetit serb duke bërë me gisht për të mirë e duke thënë sot a nesër se ja Serbia është demokratizuar dhe po vë para gjyqit kriminelët. Bishat nga Karpatet me zakonet e vjetra, por me petkun e ri fals, po qeshen e po zgërdhihen duke ua bërë me sy kriminelëve e duke u garantuar se gjyqi do të jetë sa për sy e faqe e për poenë në tregun evropian. Në këtë lojë në situatën më të rëndë janë dëshmitarët e gjallë nga Qyshku. Disa nga ta u deklaruan publikisht se do të shkojnë në Beograd për të dëshmuar për gjithë ato tmerre që kanë parë nga afër. Disa zëra u thonë se shkuarja drejt kalasë së dreqërve nuk është e sigurt dhe se ata mund të ndeshen me plot fyerje e kërcënime rrugës, të tjerët nuk i mësojnë as ashtu e as kështu. Nëse edhe shkojnë a thua sa do të kenë vlerë dëshmitë e tyre të sakta dhe sa do të ndikojnë në gjyqin e gjykatësit serbë? Nëse shkojnë këta dëshmitarë atje a thua Serbia do t’i numërojë si qytetar të një shteti tjetër, apo …?

Ka edhe shumë gjëra që fillojnë me “a thua” në gjithë këtë lojë të re të Serbisë …. Banorët e Qyshkut dhe fshatrave tjera të komunës së Pejës nuk i besojnë gjyqeve serbe sepse e dinë atë thënien e popullit tonë se “se qeni, qenin nuk e ha”. /Rrahman Jasharaj/

KOMENTOJE

Previous Post

“Hightech” i Elvana Gjatës ndër klipet më të mira të festivalit ballkanik

Next Post

Propozohet që zgjedhjet lokale të mbahen me 23 maj

Next Post
Propozohet që zgjedhjet lokale të mbahen me 23 maj

Propozohet që zgjedhjet lokale të mbahen me 23 maj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org