• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 12 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

“Nata e Zjarreve” në Prekazin legjendar

7 Mars, 2010
in Etnike/Rajoni/Bota
“Nata e Zjarreve” në Prekazin legjendar
Share on FacebookShare on Twitter

Prekaz, 7 mars – Me manifestimin “Nata e Zjarreve”, i cili u mbajt sonte në Prekaz, ka përfunduar manifestimi treditor tradicional “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, i cili mbahet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës.
Manifestimi i është kushtuar rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, dhe 55 Jasharëve tjerë, 12 vjet më parë, në një betejë të përgjakshme që kishte zgjatur tri ditë e tri net.
Sipas skenarit tashmë tradicional, manifestimi ka filluar me nisjen e flakadanëve nga Kullat e Pamposhtura të Familjes Jashari dhe nga bunkeri i Adem Jasharit, në kodrinën përballë lagjes. Atyre iu bashkuan flakadanët tjerë që barteshin nga të rinjtë dhe të rejat e veshur në rroba kombëtare.
Të bashkuar, ushtri e popull si një, ata pastaj kanë nderuar para varrezave të Jasharëve dhe kanë ndezur flakadanët përreth varrezave, ndërkohë qe është ndezur edhe zjarri i madh në platenë e Kompleksit, sikur edhe zjarret gjithandej Kosovës në vendet ku janë zhvilluar betejat çlirimtare.
Ky manifestim ka tubuar mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare, ndërkohë që në vendin e nderit ishin ulur qindra anëtarë të familjeve të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës, si dhe udhëheqës partiakë e shtetërorë të nivelit qendror e komunal. Prej udhëheqësve të lartë shtetëror është vërejtur vetëm kryeministri Hashim Thaçi, i cili deri në këto momente nuk ka folur. Udhëheqës tjerë nuk janë parë në Prekaz gjatë këtij manifestimi.
Folësi i vetëm, Muharrem Xhemajli, kryetar i OVL-së, ka thënë se ndonëse kanë kaluar
12 vjet prej se komandanti legjendar prehet në tokën e Kosovës, ai asnjëherë nuk ka qenë më i gjallë. “Armiku shekullor kurrë nuk arriti të vrasë shpirtin tënd liridashës, pasi vepra jote shtoi radhët e UÇK-së. Ne asnjëherë nuk vajtojmë për ty, por ne këndojmë e festojmë, sepse kështu përkujtojmë më së miri lavdinë e atyre ditëve të marsit të ftohtë, kur ju përhapët zjarrin e lirisë në tërë Kosovën”, ka thënë ai.
Programin artistik, në të cilin morën pjesë anëtarë të estradës kosovare dhe artistë tjerë nga të gjitha trojet shqiptare, ka nisur me “Vallen e shqiponjave”, ekzekutuar nga pesë fëmijët e Jasharëve, të cilët kanë ripërtëritur emrat e gjyshërve e gjysheve të tyre heroik. /Koha Ditore/

Previous Post

Ipeshkvi i Kosovës nderoi heroin kombëtar në Prekaz

Next Post

Ahmadinexhad: 11 shtatori nje genjeshter e madhe

Next Post
Ahmadinexhad: 11 shtatori nje genjeshter e madhe

Ahmadinexhad: 11 shtatori nje genjeshter e madhe

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org