• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 12 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Thaçi i gatshëm për koalicion mbarëshqiptar në Maqedoni

15 Shkurt, 2010
in Etnike/Rajoni/Bota
Thaçi i gatshëm për koalicion mbarëshqiptar në Maqedoni
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 12 shkurt – Nacionalizmi i theksuar maqedonas i kohëve të fundit i ka rrënjët në përplasjet me Greqinë, por pasojat e tij bien mbi shqiptarët, deklaron kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.
Sipas tij, diskriminimi që u bëhet shqiptarëve është i programuar, dhe mund të ndalet vetëm me një program të organizuar. “Nëse shqiptarët në Maqedoni largohen nga politika e kryeministrit Nikolla Gruevski, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) është e gatshme për formim të një koalicioni mbarëshqiptar në Maqedoni”, deklaroi për një nga televizionet shqiptare z. Thaçi.

“Nacionalizmi i theksuar maqedonas kohët e fundit i ka rrënjët në përplasjet me Greqinë por pasojat e tij bien mbi shqiptarët. Diskriminimi që u bëhet shqiptarëve është i programuar dhe ndalet vetëm me një program që mund t’i bëjë ballë”, theksoi Thaçi.

Ai u shpreh se asnjëherë nuk do të hyjë në koalicion me Nikolla Gruevskin, duke e akuzuar atë për diskriminim mbi shqiptarët. Për liderin e PDSH-së, marrëveshja e Ohrit nuk përmirësoi gjendjen e shqiptarëve, të cilat pas kësaj marrëveshje kanë gjendje të përkeqësuar të barazisë.

Thaçi njëherësh shtoi se qeveria aktuale ka diskriminuar shqiptarët edhe në planin ekonomik, meqë sipas tij vetëm 1 për qind e buxhetit dedikohet për bashkësinë shqiptare në Maqedoni. Lideri i PDSH-së, në intervistë duke sqaruar programin e PDSH-së ofroi zgjidhje për Maqedoninë si në Zvicër, në të cilën do të kishte parlament me dy dhoma. /Koha Ditore/

Previous Post

Shpërthim në Bujanoc, plagoset një polic shqiptar

Next Post

Kosova feston dyvjetorin e pavarësisë

Next Post
Kosova feston dyvjetorin e pavarësisë

Kosova feston dyvjetorin e pavarësisë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org