• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Kumtesë për Opinion: Për mandatet e garantuara të Shqiptarëve

9 Shkurt, 2010
in Etnike/Rajoni/Bota
Kumtesë për Opinion: Për mandatet e garantuara të Shqiptarëve
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, modelin e pranuar të forcave të bashkuara politike të pozitës dhe një pjese të opozitës, në lidhje me përfaqësimin autentik të popujve pakicë, në këtë rast konkretisht popullit Shqiptar, që e parasheh Malin e Zi si një njësi zgjedhore, por tani pa mandatet e garantuara për Shqiptarët, të zgjedhur prej vitit 1998 në vendvotimet e posaçme për shqiptarët, me vendim të Kuvendit të Malit të Zi, e përjeton si të dobët e keqdashës dhe paraqet një hap prapa kur janë në pyetje të drejtat e Shqiptarëve, sepse mohon të drejtat e tyre të arritura.

Konsiderojmë që një zgjidhje e tillë, e pranuar nga shumica e trupit punues kundër vullnetit të përfaqësuesve legjitim të Shqiptarëve është në kundërshtim me përcaktimet Kushtetuese të cilët garantojnë përfaqësimin autentik dhe në kundërshtim me përfundimet e Kuvendit të Malit të Zi për përfaqësimin autentik të shqiptarëve.

Këshilli Nacional i Shqiptarëve përkrah në tërësi dhe pa asnjë razervë qëndrimin dhe kërkesat e deputetve shqiptarë , si dhe të subjekteve politike Shqiptare në Malin e Zi, dhe qëndron fuqishëm në mbështetje të kërkesave të tyre legjitime.

Rreth tërë kësaj çështje lidhur me propozimin e lartëpërmendur për Ligjin e ri zgjedhorë të cilat i konsiderojmë të pa pranueshme, momenti i vetëm që gëzon sa i përket KNSH-së është fakti se të gjithë Deputetët Shqiptarë por dhe subjektet politike Shqiptare janë unik në kërkesën, se nuk ka kthim prapa sa i përket të drejtave të arritura për Shqiptarët.

Prandaj duke qenë jetësisht të interesuar që të drejtat e arritura për Shqiptarët asnjiherë të mos vehen në dyshim, ftojmë institucionet relevante në Mal të Zi por dhe faktorin ndërkombëtarë , që në vepër të tregojnë se respektojnë principet demokratike dhe se vërtet janë të përcaktuar për ndertimin e një shoqërie demokratike në të cilën popujt pakicë, autokton dhe të tjerë, do gëzojnë të drejta të plota njerzore e kombëtare.

Kryetari ,
Tahir Tahiri

KOMENTOJE

Previous Post

Krasniqi: Po u luajt kufiri, Presheva i bashkohet Kosovës

Next Post

Armatoset FSK-ja

Next Post
Armatoset FSK-ja

Armatoset FSK-ja

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org