• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 17 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Real Madrid ne date 20 janar vjen ne Tirane

14 Janar, 2010
in Etnike/Rajoni/Bota
Real Madrid ne date 20 janar vjen ne Tirane
Share on FacebookShare on Twitter

Pas Milanit, që erdhi dy herë në Tiranë, Reali është klubi i dytë më i madh në botë që vjen në Shqipëri.
Skuadra spanjolle e yjve, Reali i Madridit, do të zhvillojë një takim miqësor në 20 janar, ora 18:00, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, ndaj ekipit të Gramozit. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht sot nga kompania “Taçi Oil International”, organizatore e miqësores ndërkombëtare dhe njëkohësisht pronare e klubit kolonjar.

Sipas zëdhënësit të kompanisë “Taçi Oil International”, Milton Nushi, pjesë e delegacionit të Realit të Madridit që do të vijë në Shqipëri, do të jenë të gjithë yjet e ekipit spanjoll, përfshirë edhe Presidentin Florentino Perez. Mungesa e vetme do të jetë mesfushori malian Aliu Diarra, i cili do të luajë për përfaqësuesen e tij në Kupën e Afrikës, që zhvillohet këtë muaj.

Kjo miqësore do të zhvillohet në kuadër të edicionit të tretë të trofeut “Taçi Oil International”. Në dy edicionet e para klubi i ftuar ishte Milani, ku në edicionin e parë të zhvilluar në tetor 2008 humbi me Tiranën 2-1, ndërsa në të dytin, në maj 2009, Milani fitoi me penallti pas barazimit 3-3 me Kombëtaren shqiptare.

Pas italianëve, Reali është klubi i dytë më i madh në botë që vjen në Shqipëri. Kështu, në Tiranë do të zbresin yje si Kaka (erdhi edhe me Milanin), Kristiano Ronaldo, Raul Gonzales, Iker Kazijas, Karim Benzema e të tjerë./TopChannel/

Previous Post

Muritania njeh shtetin e Kosovës

Next Post

U vendosën marrëdhëniet diplomatike mes Malit të Zi dhe Kosovës

Next Post
U vendosën marrëdhëniet diplomatike mes Malit të Zi dhe Kosovës

U vendosën marrëdhëniet diplomatike mes Malit të Zi dhe Kosovës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org