• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 21 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Me Malin e Zi problem, jo vetëm toka shqiptare e vjedhur

9 Tetor, 2009
in Etnike/Rajoni/Bota
Me Malin e Zi problem, jo vetëm toka shqiptare e vjedhur
Share on FacebookShare on Twitter

Mali i Zi vuri tabela duke e shpallur pronë malazeze tokën shqiptare që e kishte vjedhur në ditët e para të pasluftës me ndihmën e UNMIK-ut. Po në atë vend ku janë këto tabela tani ndërkombëtarët kishin vënë tabelat e tyre. Ne gazetarët që raportonim atëherë për mediat e shkruara e elektronike nga Peja kishim ngritur këtë çështje e kishim publikuar shumë e shumë artikuj e reportazhe duke treguar me tekste e fotografi se Mali i Zi po vjedh tokat tona. Kishim publikuar edhe ankesat e shumë qytetarëve nga Dukagjini, që rrëfenin se mali i Zi ua ka rrëmbyer bjeshkët në të cilat kanë dalë me shekuj. Ata kishin rrëfyer edhe për varret e lashta stërgjyshore, që nuk ekzistonin më e që në vend të tyre kishin zënë vend pompat kontrabandë të derivateve. Kishim raportuar se këto pompa ishin vepra të “bosëve” malazez dhe të kryepolicit të UNMIK-ut Korotenko. Këto shkrime kishin bërë që të reagonte pushteti lokal i Pejës, po ai nuk bënte dot gjë në mungesë kompetencash. Edhe pushteti qendror ishte njoftuar, por ai mjaftohej me deklaratat se Kosova ka kufij të njohur e të definuar. Kjo çështje u riaktualizua edhe këtyre ditëve dhe i pari i Pejës, Ali Berisha pa nga afër se Mali i Zi po vjedh tokën tonë shqiptare. Komuna edhe tani nuk ka kompetenca për të ndryshuar gjë e pushteti qendror< Fatmir Sejdiu e Thaçi përsëritën fjalitë e thëna që moti “ Kosova ka kufirin e saj të definuar e të njohur ndërkombëtarisht dhe se me Malin e Zi marrëdhëniet janë të mira”. Sa bukur, bile tepër bukur kjo. Nëse ndonjë qytetar nga Dukagjin i do të trimërohej nga deklarata të tilla dhe do të shkonte tutje tabelës: “Crna Gora – Montenegro e Dobro doshli” , do të bindej se këto janë vetëm deklarata dhe se policia malazeze do ta arrestonte fill për shkelje kufiri. Lexuesve po ua rikujtoj se në kohët e para të pasluftës, jo vetëm civilë, po policia malazeze kishte ndaluar, arrestuar e rrahur edhe një patrullë të SHPK-së, që po kryente detyrën e saj dhe në tokën e saj. Malazezët e shtrijnë kufirin deri ku u teket dhe të arrestojnë me akuzën se ke kaluar ilegalisht kufirin. Liderët tanë edhe atëherë do të thonë se :”Kufiri i Kosovës është i definuar e i njohur ndërkombëtarisht . Sa keq liderët tonë po mbahen me llafe e deklarata e Mali i Zi po bën punën e vet duke vjedhur tokat tona e duke vënë tabela . kështu po realizohet ideja e kryepolicit Korotenko. Kështu po lejohet të shtyhet kufiri dhe t’u rrëmbehen bjeshkët e tbanet shqiptarëve. Po u rrëmbehet edhe toka , në të cilën kishin varrosur dikur të afërmit e tyre. Kështu e ka puna e liderëve tanë, të cilët nuk shqetësohen për tabelat e mbishkrimet malazeze për kufirin. Ata duhet të ngrisin zërin në biseda me Malin e Zi dhe të flasin bindshëm e zëshëm se me këtë shtet fqinj nuk është problem vetëm kufiri. Ka edhe probleme të tjera. Kosova i dha gjithë hapësirën e kërkuar një Shoqate malazeze dhe i premtoi gjithë ato privilegje për këtë pakicë, që dikur vetë e kishte mohuar identitetin malazez. Kosova, që është kthyer në magje për të drejtat maksimale të pakicave, pra edhe të asaj malazeze, nuk e qel gojën në takimet me pushtetin e Malit të Zi as për tokat e vjedhura e as për nëpërkëmbjen e të drejtave elementare të shqiptarëve në Malësi. Kosova krijoi komuna të plota me dy a tri fshatra të banuara me serb dhe nuk po gjen forcë , bile ta pyes, Malin e Zi, pse nuk i takuaka komuna e plotë Malësisë. Malësorët nëpër vite e dekada kanë bërë shumë për Kosovën, ajo as edhe një zë nuk po e flet për të. Keq a? Në legjendë: 1. Tabela e Malit të Zi në tokën e vjedhur,
2. Toka e vjedhur – ishin rrënuar varret shqiptare për t’u ngritur pompat e kontrabandës,
3. Kryepolici i UNMIK-ut Korotenko ishte ideatori i tokës së vjedhur dhe pompave

Rrahman Jasharaj

KOMENTOJE


Toka e vjedhur dhe pompat e kontrabandes


Polici Korotenko


Tokat e vjedhura

Previous Post

Zëri për Malësinë e Madhe e për Kosovën Lindore jehoi edhe në Shkodrën e krenarisë

Next Post

Organizimi teritorial në Mal të Zi nën prizmin e dy projektligjeve aktuale

Next Post
Organizimi teritorial në Mal të Zi nën prizmin e dy projektligjeve aktuale

Organizimi teritorial në Mal të Zi nën prizmin e dy projektligjeve aktuale

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org